Në tregun e brendshëm, pesha e qumështit të importuar është rritur,duke kompensuar tkurrjen e prodhimit vendas. Për periudhën janar-prill 2023, sipas të dhënave të Doganës,sasia e qumështit të importuar është rritur me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2022. Në vlerë, importet e 4 muajve u rritën me 39%.Disa kompani vendase për këtë vit, referuar çmimeve përfundimtare të shitjes në supermarketet, kanë ulur çmimet e qumështit të lopës së ambalazhuar nga 30 deri në 36% për muaji maj në krahasim me muajin prill. Pra sipas të dhënave nga fabrikat e përpunimit, vazhdon të shitet qumështi i lopës nga fermerët shqiptarë për 65 deri në 75 lekë pa TVSH ose 80 deri në 90 lekë me TVSH.Operatorët pretendojnë se nuk ka rënie të prodhimit, sepse çmimi është shume të favorshme në këtë kohë për blegtorët. Por sasia e prodhuar ende është e pamaftueshmme dhe nuk plotësojnë kërkesat e sektorit përpunues. Por në këtë periudhë, sipas atyre, lënda e parë e importuar nuk kalon 3-5%.
“Edhe pse çmimi i qumështit të importuar ka rënë ndjeshëm, qumështi vendas ende nuk është në rënie, pasi ka kërkesa të larta nga përpunuesit që nuk kanë produktet e ruajtura. Një arsye tjetër për mos uljen e çmimit janë kostot e larta të fermerit shqiptar që vijnë nga mungesa e rimbursimeve dhe braktisja e fermave nga fermerët për shkak të emigrimit”. pretendoi një nga kompanitë përpunuese.Operatorët shtojnë se çmimi i qumështit të lopës jashtë vendit, përfshirë transportin kushton, po blihet 10% më lirë se produkti vendas.
Shoqata Shqiptare e Industrisë Përpunuese në një deklaratë në dhjetor 2022 për Monitor paralajmëroi se nëse situata vijon në të njëjtën formë, atehere këto produkte të importuara do të jenë edhe më të pranishme në tregun tonë, duke u larguar
produktet vendase, të cilat nuk do të preferohen më nga konsumatori dhe Kompanitë prodhuese shqiptare do të shkojnë domosdoshmërisht drejt një falimentimi.
Bazuar në të dhënat e importit, paralajmërimi i tyre duket se është realizuar dhe pesha e produkteve të qumështit të përpunuar të huaj është rritur në vend
Me uljen e çmimit shitet qumështi vendas për muajin maj
më lirë se qumështi i importuar. Cmimi i qumeshtit te lopes te ambalazhuar nga vendas përpunuesit tregtohen nga 160 deri në 190 lekë për litër, kundrejt 195 lekëve. për të cilin shitet qumështi i ambalazhuar i importuar. 1 muaj më parë, sipas një vëzhgimi të Monitor, qumështi i shtëpisë në disa rrjetet e supermarketeve u shitën 27% më shtrenjtë se qumështi i importuar. Konkretisht, 1 litër qumësht i sterilizuar vendas kushton 250 lekë për litër, ndërsa qumështi I markave italiane “Sterilgarda” apo “Adoro” kushtojnë 195 lekë për litër.