Pazari karakteristik në Krujë vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ne dy krahët e rrugës shtrihen dyqanet e hershme ku gjen konstume të shumëllojshme kombëtare, sixhade dhe qilime karakteristike që punohen nga endës artizanë. Në këtë Pazar gjenden dhe tezghahët ku punojnë pasionantet krutane, për t’I dhënë vlerë traditës që po braktiset cdo ditë e më shumë nga të rinjtë.
Bionews u takua me 70 vjecarin Sali Maja, ne njeren ane te dyqanit ndodhet tezgjahu ne te punon bashkeshortje Deshire. Ai na tregon që në moshën 15 vjecare bashkeshortjë ka punuar në këtëprofesion në tezgjah, dhe ende vijon të punojë me kete mekanizëm të njohur për krutanët. Dëshira do ta trashëgojë dhe falas profesionin e saj, por refuzohet nga të rinjtë . Kruja fale muzeut kombetar, pazarit karakteristik dhe kalase e vizitojnë turistë nga vende të ndryshme te botes, ndërsa prodhimet e duararteve krutane janë të njohura dhe dëshmi e qarteë e punës dhe përkushtimit ne ruajtjen e kësaj tradite.