1 vit pas inaugurimit zyrtar të By pasit të Vlorës, rruga po del jashtë funksionit. Problemet po vështirësojnë qarkullimin, po dëmtojnë banorët dhe pronën e tyre dhe po rrezikon jetën e drejtuesve të automjeteve. 37 milionë euro për 29 kilometra, (37 mln vetëm për tenderimin e dytë). Investimi ka përfunduar vitin e kaluar edhe pse objektet e parashikuara nuk kanë përfunduar. Mbi të gjitha By pasi sot paraqet rrezik për kalimtarët për shkak se hyrjet dhe daljet në këtë aks nuk kanë përfunduar. Banorët e Kaninës tregojnë se veç rrezikut nga mos vendosja e sinjalistikës, nga ndërtimi i rrethrrotullimeve për hyrje dalje, by pasi ka filluar të rrëshqasë në disa pjesë. Rruga dukshëm është dëmtuar, asfalti është çarë dhe rruga ka rrëshqitur. Një tjetër problem thonë banorët është se përgjatë të gjithë aksit të by pasit nuk është lënë asnjë rrugë kalimi për në tokat bujqësore. Janë mbi 1 mijë e 500 hektarë tokë të mbjella me ullinj që nuk kanë asnjë akses për tu kaluar. E ky është problem nëse përsëritet sërish situata e zjarreve që ndodhi vitin e kaluar. Asnjë makinë nuk futet dot në toka, e kjo dëmton prodhimin e tokave thonë banorët.