Shtetasi Ervin Memo në Fier është ngujuar në makinën e tij paraditen e kësaj të mërkure në një sipërfaqe toke që pretendon se e ka me dokumentacion të rregullt. I riu nuk del nga mjeti me frikën se do t’I zaptojnë tokën dhe do ngrenë aty një shtyllë tensioni të lartë. Memo ka deklaruar se është kontaktuar nga ana e firmës e cila do të vendos shtyllën, dhe i është konfirmuar se kjo e fundit nuk do të vendoset në tokën e tij, ndërsa më pas ka vënë re se toka është piketuar. Memo ka vendosur makinën në brendësi të tokës dhe thotë se këtë të fundit prej vitesh e ka në pronësi me dokumenta të rregullta dhe se ky proces po manipulohet. Memo ka shtuar së në bazë te dokumentacionit shtylla duhet të vendoset ne nje hapsirë toke që në hartë rezulton tokë shtetërore rrugë, por që nga ana e firmes është piketuar si toka e tij.