Banorët e fshatit Borizan kanë protestuar për të disatën herë dhe kanë bllokuar rrugën e fshatit kundër kamioneve më tonazh të rëndë që kalojnë aty.
Këto mjete shkojnë drejt guroreve përmes fshatit dhe jo vetëm që kanë shkatërruar rrugën, por mjetet kalojnë shumë pranë shkollës duke rrezikuar jetën e fëmijëve. Ndonëse problematikën e kanë paraqitur në disa institucione asnjë masë nuk është marrë. Në Borzanë operojnë disa gurore dhe nga shpërthimet e tyre janë dëmtuar mjaft banesa.