“Tokës i kemi marrë shpirtin dhe atë që duhet ti kthejmë kërkojnë shekuj. Humusi është mitra e tokës”’ kështu është cilësuar nga zëvdnësminsitri I bujqësisë Dhimio Kote, dëmi që i është bërë tokës dhe detyrimi që kemi për ta rikthyer atë në nivelet e dikurshme për të pasur cilësi dhe standard në ushqimet tona. Kjo deklaratë u bë në forumin e parë kombëtar për Cilësi dhe Standarde, të organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) dhe MInistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me mbështetjen financiare të Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO
Në panelet e profesionistëve u theksua qartë nevoja rritje për përputhjen me standardet ndërkombëtare në produktet bujqësore dhe ushqimore.
Dhimitër Kote, zv ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për strategjitë për vitin 2024 për prodhuesit e vegjël, u shpreh: “Standradi i rritur dhe orientimi i duhur për bimët medicinale që i çojnë në vendet e BE dhe strategjia jonë është të mbështesë bizneisn e vogël. Por biznesi i vogël, i vetëm nuk mund të digjitalizohet, por tregon që ka ardhur momenti që të bashkohen. Bashkë në prodhuim dhe bashkë në shitje, kështu arrihet digjitalizimi. Rajonalizimi i Shqipërisë për të orientuar mbjelljet, është pjesë e stragjisë së Minsitrisë”
Ndësa nevoja e bashkimit por edhe dështimi në to u ngrit si shqetësim dhe nevoje nga presidenti I Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj. “Më bashkimin kemi pasur vëshitrësi dhe probleme dhe për 30 vjet kemi qëndruar në kuotat e 2.2 ose 2.3 ha. Ne kemi ligjin 7501 që nuk e ka bërë të mundur. Kemi provuar disa modele që nuk kanë funksionuar, por që tashmë po punohet për të gjetur formulën e duhur. Jemi oponentë tek Buxheti, nuk jemi aty ku duhet por do ti kërkojmë më forcë. Morrëm 1.8 md lekë për skemat kombëtare. Ne mund të shkojmë ne Europë të bashkuar, me Standard dhe Cilësi. Kooperimi është rezerva jonë më e madhe. Nuk mund të shkojmë në Europë me 70% të fermerëve të paformalizuar” u shpreh ne forum Rrapaj.
Shpopullimi i zonave bujqësore
“Një nga problemet që kemi hasur është shpopullimi i zonave, i cili nuk është vetëm problem shqiptar. Nëse nuk kemi forca pune dhe nuk ka njerëz që duan të studiojnë dhe punojnë dhe kjo reflektohet direkt” – ky ishte shqetësimi jo vetëm I pranuar nga të gjitha palët por edhe si një problem I vënë në dukje edhe nga ekspertët e UNIDO. Dr. Emir Dzanic Ekspert Ndërkombëtar UNIDO, deklaroi se mungesa e mbështetjes sjell edhe mungesën e pjesëmarrjes në treg. Në Shqipëri duhet të rrtiet niveli i kontrollit. Nëse nuk ka një kontroll të mirëfilltë ka një problem edhe me cilësinë e produkteve që dalin në treg.
Për sa i përket Inteligjencës Artificiale, sipas ekspertit të UNIDO, është fakt që shumë teknologji janë të zbatuara në në prodhim por udhëheqja vjen nga sistemet makro dhe nëse nuk kemi akses në teknologji nuk kemi akses në atë që e kmi konsideruar sit ë rëndësishme me ndikim në klimën ekonomike dhe në klimën e inovacionit, çdo gjë tjetër bëhet më e vështirë.
Kërkesë për mbështetje financiare nga donatorët
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pjesëmarrëse në panelin e Programit Kombëtar për Cilësi dhe Standarde, nëpërmjet përfaqësuesit Tomi Kola u shprehën se përtej përpjekies për digjitalizim nga ana e tyre, ka nevojë për një mbëhstetje financiare nga donatorët, të brendshëm dhe të jashtëm.
“Kemi ngritur një skuadër parteneriteti me organizata si dhe mfakt që e fondet brenda dhe jashtë vendit për të investuar në Shqipëri, kryesisht për të mbështetur jo vetëm në formulat e monitorimit por edhe përfitimit. Një monitorim i detajuar do të na sillte edhe një pasqyre të qartë se sa efekt ka dhënë digjitalizmi në standard dhe cilësi”- u shpreh Kola. Mbëhstetje financiare për digjitalizim kërkuan edhe siëprmarrësit e bimëve aromatike dhe medicinale. Ku përfaqësuesi I tyre Gjergji Ccibuku, kërkoi mbështetjen nga qeveria si dhe tregoi bahkëpunimin me autditoret e universitetve bujqësore.
Mbëhstejta akademike erdhi edhe nga Moltinë Prebibaj eksperte e UNIDO dhe pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës. “Është e nevojshme që të integrohen njohuritë dhe nëvojat e reja për sa i përket përballimit të sfidave. Universitet ofrojnë një platformë që të mbështesë sektorin që të japin mbështetjen për sipërmarrist, fermerit. Tejçimi i teknologjive, kemi rastin e sensorëve ku përcaktohet koha dhe mënyra e duhur për të ndërhyrë. Mbrojmë tokën dhe ekosistemin duke shmangur përdorimin me shumicë të pesticideve. Sepse evitohen ndotësit në tokë dhe në ujë. Bashkëpunimi i Unveristetit me fermerin sjell inovacion dhe mbështetje” sqaroi Prebibaj.
Forumi Kombëtar për Cilësinë dhe Standardet #2023 synoi të inkurajojë një komunikim konstruktiv për nevojën e krijimit të një kulture cilësore për prodhuesit, institucionet dhe konsumatorët përfundimtarë.
Në fjalën e mbajtur në takim, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh se: “Rritja e cilësisë dhe standardeve të produkteve bujqësore, mbetet thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm të prodhimit agroushqimor; integrimin e inovacionit në bujqësi, bashkimin e operatorëve dhe realizimin e objektivit për 1 miliard USD eksporte shqiptare në 2030″.
Sipas saj, vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një transformim të thellë ekonomik, duke shënuar rritje të ndjeshme në sektorin bujqësor dhe një zgjerim të dukshëm të turizmit me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë bujqësore.
“Ndërmarrjet shqiptare kanë nevojë të përputhen me standardet ndërkombëtare dhe Europiane për të rritur konkurrueshmërinë e tyre. Nuk mund të hysh në tregun europian pa përmbushur më parë standardet europiane”, tha ambasadorja zvicerane Ruth Huber.
Dorina Nati, koordinatore e GQSP në Vjenë, u shpreh se: “Shqipëria ka shprehur një ambicie shumë të madhe për t’iu bashkuar qëllimeve të larta të cilësisë dhe standardeve. Prodhuesit e vegjël dhe të mesëm duhet të jenë të mirë informuar për inovacionet dhe digjitalizimin, i cili nuk rrit vetëm produktivitetin në sasi por edhe në cilësi dhe standard.
Programi Global për Cilësi dhe Standarde bëri bashkë drejtues të insitucioneve ligjzbatuese dhe grupe interesi, ku theksi u vendos mbi rëndësinë e mbështejtes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbi rritjen e cilësisë dhe standardeve nëpërmjet digjitalizmit të sektorëve.
Programi GQSP është pjesë e një nisme globale që mbështet 12 vende në mbarë botën për të rritur potencialin e prodhimit vendas dhe për të rritur cilësinë dhe standardet e sigurisë. Zbatimin e bën Organizata e Kombeve të Bashkuar për Zhvillim Industrial (UNIDO) dhe financohet nga Shteti Zviceran, përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO).