53 vjecari Skënder Shima ka 20 vjet që ja ka kushtuar vetëm mbarështimit të blegtorisë dhe shpendëve. Aty në Kurcaj të Fushë Krujës ku ai ka ndërtuar jetën e vet, kafshët si dhitë, delet,zogjtë e pulat janë bashkëshoqëruesit e jetës së tij. Me to 53 vjecari ndan pjesën më të madhe të ditës, por siguron dhe mbijetesën e familjes se vet. Tufën e bagëtive të imta si dhitë dhe pak dele I kullot në kodrat mbi fshat, ndërsa kecat i ushqen në stallë.
“Me kete aktivitet mbaj familjen dhe jam i kënaqur, djathi i dhisë është i preferuar për konsumatorët. Klientët e mi janë gjithmonë të kënaqur me këto prodhime.”thotë ai. Pranë ka vazhdimisht bashkëshorten që ndihmon Skënderin të përgatisë nënproduktet e qumështit.
Kurcaj është fshati ku jeton Skënderi dhe ndodhet në njësinë Nikël NË vargmalet e Skëndërbeut. Rrjedha e lumit që përshkon fshatin ja shtën akoma dhe më shume bukurinë. Ura karakteristike e cila ndodhet në skajin verior të fshatit ka një histori që nga koha e heroit tonëSkenderbe.Një zone turistike e cila më shumë është e njohur nga turistë të huaj, ndërsa mahniten me bukuritë e natyrës.