Prirjet e larta te emigracionit nga Shqipëria kanë krijuar mungesa shqetësuese të fuqisë punëtore në të gjithë sektoret e ekonomisë, dhe shumë shpejt tregu i punës do të jetë në emergjencë për punonjës. Keshtu eshte shprehur nga Fieri , kreu i konfederatës së sindikatave të Shqiperisë , Kol Nikolla i pranishëm në një takim me fokus zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kolektive të punës dhe reformimit tërësor të sistemit të pagave. Sipas tij prej 3 vitesh tregu i punës i ka dhënë sinjalet e veta që ka qënë i uritur , ndërkohë që qeveria i ka paraprirë me disa ndryshime ligjore që nuk kane qënë të efektshme- ka thënë Nikolla.
Vetem pak ditë më parë një 15- vjecar humbi jetën në një lavazh ne Kucovë , një ndër rastet e shumta të aksidenteve në punë që kanë ndodhur së fundi në Shqiperi . Kjo është një situatë alarmante ka thënë Nikolla, pasi siguria në punë dhe respektimi i kushteve teknike nga punëdhënës të shumtë ende nuk është kthyer në kulturë pune.