Javën e kaluar u krye një aksion për pastrimin e një pjese të Oqeanit Paqësor, gjatë të cilit u hoqën rreth 11.500 kilogramë mbetje plastike, që përfaqëson një nga pastrimet më të mëdha të oqeanit në histori.
Ocean Cleanup Company është një organizatë jofitimprurëse e specializuar në pastrimin e oqeanit që përdor teknologji moderne. Gjatë pastrimit të një pjese të Oqeanit Paqësor gjatë javës së kaluar janë hequr 11353 kilogramë mbetje plastike. Kjo përpjekje konsiderohet si një nga pastrimet më të mëdha të oqeanit në histori.Çdo vit, miliona tonë plastikë hidhen në oqeane ose mbërrijnë atje përmes lumenjve. Nëse nuk bëhet asgjë, plastika do të ndotë gjithnjë e më shumë ekosistemet, shëndetin dhe ekonominë tonë.Motivi themelor për pastrimin e oqeaneve nga plastika dhe mbeturinat e tjera është një mjedis i shëndetshëm. Pastrimi i oqeanit përbëhet nga dy faza.