Zvicra jep 2.2 milionë franga për të pastruar Beratin nga plehrat

0

 

Qeveria zvicerane do financojë 2.2 milionë franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në Qarkun e Beratit.Trajtimi I mbetjeve do bëhet në nivel qarku dhe jo përmes landfileve të vogla lokale.

Për këtë qëllim në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u firmos marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj zvicerane. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Damian Gjiknuri, ambasadori Christoph Graf dhe përfaqësues të katër prej bashkive të këtij Qarku, respektivisht Petrit Sinaj nga Bashkia Berat, Selfo Kapllani nga Bashkia Kuçovë, Juliana Memaj për Bashkinë Ura Vajgurore dhe Nesim Spahiu për Bashkinë e Skraparit. “Shqipëria përballet me një problem të madh kur vjen çështja tek trajtimi i mbetjeve. Dua ta bëj të qartë se ky projekt ndihmon për krijimin e një shembulli konkret se si mund të menaxhohen mbetjet në Shqipëri. Projekti do të ketë një fokus rajonal shumë specifik, por nëse do të kryhet me sukses mund të zbatohet edhe në rajone të tjera”, u shpreh ambasadori Christoph Graf.  “Mendoj është zgjidhja e duhur trajtimi i mbetjeve në nivel qarku sepse nuk mund të ndërtojmë dhe nuk mund të financojnë landfille individuale për bashkim të vogla. Kjo është një qasje e integruar e mbetjeve urbane. Strategjia e qeverisë ka qenë që mbetjet urbane të grumbullohen në vende të caktuara ku do të trajtohen sipas zgjidhjeve përkatëse teknologjike”, u shpreh ministri Gjiknuri. Projekti do të zhvillojë kapacitetet e përgjithshme të autoriteteve publike për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, por në veçanti do të nxisë aftësitë për hartimin e politikave dhe skemave të financimit për përmirësimin e shërbimeve. Ai do të hedhë bazat për investimet e ardhshme të qëndrueshme infrastrukturore.  Përmes projektit do të mbështetet zhvillimi institucional i kapaciteteve, rishikimi i Planit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe përgatitja e Studimit të Fizibilitetit që synon masat e ardhshme rajonale të investimit. Synohet rritja e ndërgjegjësimit e informimi i publikut ashtu sikurse hartimi dhe zbatimi i masave afatshkurtra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here