Zv.ministri që u pasurua me mandarina

0

Kryeministri Edi Rama ka zyrtarizuar emrat e zv/ministrave të qeverisë.

Mes tyre ra në sy, emri i zv/ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote. Teksa lexoi emrin e tij, kryeministri Rama tha: “S’ka nevojë për prezantim më të gjatë. Po the Dhimo Kote, i ke thënë të gjitha për bujqësinë”.

Më poshtë po risjellim një shkrim të publikur në Dritare.net, në tetor të vitit 2016.
Përkundrejt Shqipërisë ku lulëzon hashashi dhe shihet si aktiviteti kryesor i ekonomisë, ka edhe një Shqipëri tjetër, ku investohet dhe punohet fort në bujqësi. Ky është rasti i Dhimo Kotes, në Xarrë.

“Këtu te ne mbillen 500 hektarë manderina, ku merret një prodhim rreth 16 mijë tonë, duke llogaritur me një çmim 45 lekë për kg. Kuptohet që sasia që ngelet në zonë është rreth 6 milionë euro, ku fitimin e marin 450 fermerë të punësuar dhe proçedohet me eksportin në Kosovë, Maqedoni dhe sot kontaktuam për t’i dërguar në Poloni.
Një punëtor që punon te ne, paguhet 15 mijë lekë të vjetra, kur është dita bazë e punës së tij, për 30 ditë dhe 20 mijë lekë të vjetra për periudhën e sezonit.
Ne në zonën tonë kemi rreth 400 punëtorë të ardhur nga Berati, Fieri, Lushnja e nga pjesa tjetër veriore e Shqipërisë. Ka shumë të ardhur nga Greqia, të rinjë e shumë familje. Një familje në të cilën punojnë 3-4 persona marrin rreth 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra në muaj.
Ne pretendojmë që për pesë vite të bëjmë një prodhim nga 45 deri në 50 mijë tonë dhe të bëjmë një fuqi punëtore prej 1000 personash. Ne kemi nevojë për punëtorë, njerëzit që kanë dëshirë e duan të punojnë, kanë të gjitha kushtet për të ardhur e punuar.
Unë nuk e njoh fare sektorin e hashashit. Por unë çdo shqiptari i them se një popull duhet të jetë i ditur dhe ai ka jetëgjatësi nëse ushqehet mire, e për këtë duhet të prodhojë mirë. dhe populli ynë i ka mundësitë që të prodhojë mirë.
Unë kam pasur një kontakt me ministrin e Bujqësisë para disa ditëve, me një ekip që ka ardhur nga Valencia e Spanjës dhe një ekip polak për agrumet por edhe perimet e tjera. Ata thanë se ishin të gatshëm të tërheqin rreth 8 mijë tonë nëse arrihen disa marrëveshje.

Modelet e Divjakës, modelet e Goriçanit në Berat, por edhe ato të Xarrës e të Korçës janë një shembull mbi bujqësinë e blegtorinë, që tregojnë një rezultat shumë pozitiv. Mbjellja e hashashit është zgjidhje momentale, prokopi kanë bërë vetëm puna e ndershme. Si Xarra ka shumë modele në Shqipëri.

Ne jemi futur në tregun europian. Ata që merren me hashash, kur të kthjellohen do të kuptojnë se nuk i kanë lënë asnjë trashëgimi pasardhësve, ne duhet të mendojmë më gjatë dhe jo vetëm për veten. Mund të mbillet arra, lajthi, fasulja, madje dhe kivi, të cilën ne e eksportojmë nga jashtë, kur mund ta prodhojmë vet. Pra mund të mbillen shumë kultura për të cilat tregu ka nevojë. Ka ardhur koha e prodhimit. Duhet thënë e rithënë kjo, Shqiqëria vetëm kështu do të shkojë përpara. Nuk ka rrugë tjetër veç prodhimit”, tha z.Kote./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here