Zjarret ne Diber, 70% te qellimshme

0

Nga 88 zjarre që kanë përfshirë qarkun e Dibrës në javët e fundit, në 70% të rasteve, zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Kështu ka deklaruar prefekti i këtij qarku Ardit Kraja, sipas të cilit përveç barinjëve, pjesë e shkatërrimit të pronës publike janë edhe firmat që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme pyjet shqiptare
Në 20 ditët e fundit qarku i Dibrës është përfshirë nga një numër i lartë i zjarreve që dogjën mijëra hektar me pyje duke rrezikuar edhe jetën e banorëve në disa zona. Në 88 raste në total, 70% e tyre kanë qenë të qëllimshme. Për këtë është mëse i bindur kryetari i qarkut Dibër, Ardit Kraja. Kraja jep edhe tre motive për arsyet e djegie të qëllimshme të pronës publike. “ pastrojnw kullotat, djegin pwr tw fshehur shfrytwzimin pa kriter pwr tw pwrfituar mw pas me anw tw rimbjelljes”. Ajo që prefekti Kaja sheh si shqetësuese është puna e dobët e strukturave policore në identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarreve sidomos nga policia e Bulqizës.
Vetëm bashkia dhe policia e Dibrës kanë arritur sipas Krajës të identifikojë një nga autorët e zjarrvënieve dhe e ka shpallur në kërkim ndërsa pritet që shumë shpejt ky person të arrestohet dhe të vihet përpara drejtësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here