Zbarkojnë qengjat dhe kecat nga Rumania-Video

0

Prej dy muajsh në Shqipëri ka nisur importi në masë i bagëtive të imta, qengjave dhe kecave duke dëmtuar rëndë fermerin shqiptar. Mijëra krerë bagëti kanë zbarkuar kryesisht nga Rumania. Mbyllja e therrtoreve ka sjellë një lloj pasigurie te fermerët dhe tregtarët shqiptarë në produktet e mishit, c’ka ka shtuar interesin e këtyre të fundit të zgjedhin si  rrugën më të shkurtër importin e bagëtive kryesisht të imtave.

Edi Ferro ish drejtor i shërbimit veterinar në MB thotë se kjo është një goditje shumë e rëndë që po i bëhet prodhimit shqiptar. ”Shqipëria ka 3.3 milionë keca dhe qengja dhe plotëson nevojat në vend. Shpresojmë që importi i tyre mos kthehet në fenomen të përhershëm-thotë Ferro.

Vetëm ditët e fundit të 2017 i importuan në Shqipëri mbi 7000 krerë bagëti të imta.Sipas Ferros bagëtitë e importit janë të sigurta, por ato nuk e kanë kurrë vlerën e bagëtive shqiptare që ushqehen në kullota, pasi rriten në impiante industriale.

Vetëm në tetor-nëntor të vitit të kaluar janë importuar kafshë të gjalla në vlerë 643 mln.lekë ose 300 mln lekë më shumë se viti i kaluar.Klan Plus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here