Xibrakë, ngordhin në mënyrë të mistershme qindra kv peshq

0

Qindra kuintalë peshq kanë përfunduar në mënyrë të mistershme të ngordhur në rezervuarin e Xibrakës i njohur ndryshe si “Gjoli i Mukjes” në Cërrik.  Dëshmitarët thanë se disa peshq madje ishin duke u përpëlitur teksa kanë dalë nga liqeni dhe kanë ngordhur disa metra larg ujit. Shkaqet e kësaj masakre mjedisore mbeten të paqarta. Sipas specialistëve, nuk bëhet fjalë për vrasje me dinamit, apo lëndë kimike, por për një lloj asfiksie me natyrë të panjohur. Dyshohet se peshqit kanë pasur mungesë oksigjeni, për shkak të një lënde të panjohur të çliruar në ujë në formë gazi apo shëndërrimi kimik. Kjo e kushtëzuar nga temperatura mjaft e lartë e tokës, thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e reshjeve. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët të mjedisit të cilët kanë marrë mostrat dhe i kanë dërguar për ekzaminim në laborator. Dëmi ekonomik është mjaft i madh, por mbi të gjitha i pallogaritshëm konsiderohet dëmi mjedisor pasi presupozoihet se, veç peshqve, në liqen nuk ekziston më asnjë gjallesë.(bionews.al)

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here