VIDEO/ Konsumo shqip, “magjja” e prodhimeve tradicionale

0

Sot amvisat po i drejtohen gjithë e më shumë produkteve bujqësore “made in Albania” dhe kuzhinës tradicionale shqiptare, jo vetëm për vlerat ushqimore që bartin por edhe për shijen e veçantë.

Interesi në rritje i konsumatorëve për prodhimet bujqësore “bio”, po gjen përdorim të gjerë jo vetëm në kuzhinat familjare por edhe më gjerë.

Anë pozitive e këtij biznesi “magjik” konsumo shqip, është edhe për fermerët, pasi kuzhina tradicionale u blen produktet, për prodhimin e gatimeve tradicionale.

Këtë fakt ka evidentuar sot edhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi në një video postim në rrjetin socila Facebook, ku citon se “Kemi një thesar të jashtëzakonshëm në receta dhe prodhime shqiptare, që shpesh vuajne për të gjetur rrugën formale të tregut”.

Valbona e ka gjetur rrugen , shkruan Peleshi.

Ndërsa në video Valbona amvizë, tregon se gatimet e përditëshme në shtëpinë e saj, i bën me prodhime nga ferma e prindërve të saj që jetojnë në Lushnje.

Prej kohësh, unë furnizohen me produkte bujqësore e blegtorale nga baçja e prindërve të mi, thotë Valbona. Ndërsa tregon se gatimet me këto produkte janë mjaft të pëlqyra nga familjarët e saj.

Ajo madje i bën apel amvisave të përdorin prodhime vendase Bio shqiptare, që ofrojnë diversitet recetash dhe shijesh. ATA

Kemi një thesar të jashtëzakonshëm në receta dhe prodhime shqiptare, që shpesh vuajne për të gjetur rrugën formale të tregut. Valbona e ka gjetur rrugen 😀

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, December 12, 2017

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here