Vezët e kontaminuara prekën 40 vende europiane, dëmi i pallogarritshëm

0
FILE PHOTO: Eggs are packed to be sold at a poultry farm in Wortel near Antwerp, Belgium August 8, 2017. REUTERS/Francois Lenoir/File Photo

 

(Reuters) Vezë e kontaminuara me insekticidin fipronil kanë prekur të paktën 40 vende europiane duke përfshirë 24 vendë anëtarë të unionit,  njoftoi agjensia gjermane e lajmeve DPA duke iu referuar një burimi brenda Bashkimit Europian.

Miliona vezë janë tërhequr nga raftet e supermarketeve evropiane, ndonëse disa rregullatorë kombëtarë kanë shprehur shqetësim se shumë vezë të kontaminuara tashmë kanë hyrë në zinxhirin ushqimor, kryesisht përmes produkteve të përpunuara si biskota, ëmbëlsira dhe sallata.

Takimi i ministrave të bujqësisë të BE në Talin, Estoni, diskutuan të martën skandalin e vezëve. Vendet e vetme anëtare të BE deri tani të paprekura janë Lituania, Portugalia, Qiproja dhe Kroacia.

Shtetet jo-anëtare të BE-së në të cilat janë zbuluar vezët e kontaminuara përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Afrika e Jugut dhe Turqia.

Në Holandë për shkak të skandalit janë arrestuar dy persona, drejtorët e kompanisë “Chickenfriend”, në fermat e të cilëve janë gjetur vezë të infektuara. Për ta hidhen dyshime se ishin në dijeni se substanca e përdorur është e ndaluar.Dëmet ekonomike nga skandali me vezë të infektuara në Holandë vlerësohet të jetë rreth 33 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here