Vera “Merlot” refreni i harruar i Këlcyrës

0

 

Këlcyra qyeteza e vogël e shtrirë mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë, e cila përshkohet nga ujërat e kthjellëta të Vjosës po humbet një prej traditave të saj më autoktone, verën Merlot. Këlcyra është dalluar gjithmonë për cilësinë e lartë të frutave dhe rrushit dhe është njohur si qendër për kultivimin e rakisë dhe verës. Por kaosi në tregun shqiptar të pijeve dhe spekulimet kanë bërë që Merloti i famshëm i Këlcyrës pothuajse të humbasë në tregun shqiptar të verës.Shume kantina te tjera ne vend kane vendosur si marke shtese “Merlotin” e famshem qe u kujton shqiptareve luksin e tepert qe u krijonte kjo pije e dahur ne vitet 80, por shija e saj mbetet unike dhe e paperseritshme. Por Këlcyra nuk ka humbur vetëm merlotin por dhe shumë të tjera. Një jetesë me të ardhura normale të banorëve ka kohë që nuk dëgjohet më dhe aktiviteti kryesor ne qytezen e harruar është tregtia e vogël si dhe shërbimet.

Zona me peizazhe mahnitëse dhe vende historike ofron pak sa i përket strukturës arkitekturore. Zhvillimet urbane pa kriter, mos-kombinimi i ndërtimeve para viteve ’90 me ato të tranzicionit dhe mungesa e një plani urban për zgjerimin kanë sjellë pasoja për qytezën e Këlcyrës.
Edhe vreshtaria ka pësuar luhatje të ndjeshme, ndërsa kantinat kanë pak peshë në ekonominë e zonës. Të ardhurat nga emigracioni kanë mbështetur mjaft familje të zonës, por rënia e tyre për shkak të krizës ka rënduar situatën ekonomike të banorëve.
Popullsia e Këlcyrës është e përbërë kryesisht nga vendas dhe të ardhur nga fshatrat përreth. Shumë banorë kanë migruar drejt Tiranës, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë kanë emigruar kryesisht drejt Greqisë fqinje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here