“Vendi i shqiponjave” po humbet shqiponjën

0

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar mbi rrezikun e shfarrosjes së shpendit simbol të shqiptarëve shqiponjës. AFP shkruan se..“Është simboli kombëtar i Shqipërisë, por shqiponja së shpejti mund të gjendet vetëm në flamur. Zogu madhështor është i kërcënuar me zhdukje për shkak të gjuetisë së përhapur nga rrëmbyes ilegalë.

Në anën e një autostrade kombëtare, vetëm 30 kilometra në veri të kryeqytetit Tiranë, një shitës u ofron shoferëve një Buzard me një çmim mesatar prej 7,000-10,000 lekë (55-85 euro, 65-100 dollarë).

Buzardi është një specie e mbrojtur ashtu si shqiponja e artë.

Por njeriu nuk është i shqetësuar, ndërsa ekspozon zogun ku duket krahi i tij i lidhur pasi e kanë plagosur me një plumb.

“Unë nuk e kam plagosur atë, ma kanë dhënë për të shitur. Blerësit do ta mbajnë atë në një kafaz në një bar apo një restorant”, thotë ai.

Mirjan Topi, eksperti për faunën thotë se shqiponjat po shkojnë drejt zhdukjes.Rreth 25 vite më parë kishte rreth 100 ose 200 çifte të shqiponjave të arta. Ky numër sot është përgjysmuar “një rënie dramatike”, thotë Topi.

Për bilologun Taulant Bino shqiponja e arte është drejt zhdukjes,

“Pesëdhjetë vjet më parë apo edhe në fillim të viteve 1990, ne mund ta shihnim atë në çdo samit”, thotë ai. Në shkallë globale, shqiponja e artë (Aquila chrysaetos) nuk klasifikohet si një specie e kërcënuar, sipas Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

Por në Shqipëri sot eshte  vendi ku keni më shumë gjasa të shihni shqiponja  të arta qe mbushin bare, restorante apo hotele”, thotë Topi.Ideja është “të dekorohen ambjentet e brendshme për të tërhequr klientët, me çmimin e një spektakli të sëmurë, në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me ligjet shtetit dhe institucioneve”, ankohet specialisti i shpendëve.

Ka pasur një ndalim gjuetie në Shqipëri që nga viti 2014. Autoritetet thonë se kanë reduktuar  një numër të madh të 2,000-3,000 gjuetarësh italianë që vlerësohet se kanë vrarë më shumë se 150,000 zogj gjatë dekadës së fundit. Por specialistet  thonë se efektiviteti i  moratoriumit është i kufizuar pasi imponon vetëm gjoba,

Sipas Ermal Halimi, një specialist për çështjen në ministrinë e turizmit dhe mjedisit, parashikohet ashpërsimi i masave ligjore duke kategorizuar si vepër penale dhe dënimin me burg për të gjithë ata që kontribojnë në zhdukjen e kafshëve të mbrojtura”. AFP

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here