“Veliaj gënjeu për rosat në Liqenin e Tiranës”

0

AOS/ Albanian Ornithologogical Society një organizatë joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit ka hedhur poshtë të gjitha lajmet mediatike se kryebashkiaku Veliaj mbushi me rosa Liqenin e Tiranës. Në një postim në FB në faqen e organizatës AOS thuhet se asnjëë rosë e vetme nuk gjendet në Liqen. Më tej ajo publikon gjithë sasinë e shpendëve dhe llojet e tyre që rriten në ujërat e liqenit, por mes tyre nuk figuron asnjë rosë. Ja lista që publikon AOS të marra nga shifrat e censusit të shpendëve të ujit dimërues të ndërmarë në 15 janar të këtij viti.

Bajza (Fulica atra) – 499 individë,
Kredharakë (T. ruficollis) – 37 individë,
Pulujëza (G. chloropus) – 31 individë,
Kredharakë gushëzi (P. nigricollis) – 2 individë,)
Karabullak i madh (P. carbo)– 1 individ dhe
Karabullak i vogël (M. pygmeus) – 1 individ.

“Për fat të keq as edhe një rosë ndonëse numri i shpendëve të ujit në liqen është rritur. Le të shpresojmë që Kryebashkiaku do të na i sjellë rosat në sezonet e ardhshme.

Megjithë mungesën e rosave, Parku i Liqenit është i pasur me plot shpend të tjerë dhe plot vlera për qytetin. Le të mësohemi ta shikojmë pa e shqetësuar!”shkruan në FB, AOS.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here