Ushqimi i Seulit për Trump: karkaleca, viç … dhe salcë soje 360-vjeçare

0

Koreja e Jugut  tenton të ekspozojë kuzhinën kombëtare duke joshur presidentin amerikan me “ushqim shtëpie” aziatiko-amerikan.

Në fushën e minuar të diplomacisë që shoqëron udhëtimin e Trump në  Azi ku Koreja e Veriut po dominon rendin e ditës, një çështje e re është hapur  për vendet pritëse: çfarë t’i shërbejnë një 71-vjeçari?

Trump është i njohur botërisht për preferencat e kuzhinës së shtëpisë duke përfshirë mish, hamburger dhe biftek të bërë mirë, të gjitha shërbyer me ketchup. Por, kur udhëton jashtë vendit, çdo vend tradicionalisht përpiqet të shfaqë gatimin e tyre unik.

Në Korenë e Jugut, po shërbehet një darkë shtetërore me motive politike në një kohë kur Trump po përpiqet të ngushëllojë aleatët rajonalë në paraqitjen e një fronti të bashkuar kundër kërcënimit të paraqitur nga Koreja e Veriut.

Një nga gatimet në menunë në Seul quhet “Karkaleca Dokdo” dhe vjen nga një çift isletësh që janë në qendër të një mosmarrëveshje territoriale midis Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Gjithashtu në menu është dhe peshku i pjekur në skarë, që thuhet të jetë peshku i preferuar i Trump, nga qyteti i presidentit Moon Jae-in, që shërbehet me salcë kafeje.

Në pah del edhe një pjatë që paraqet një brinjë me mish lope me një lëng mishi që përmban një “salcë soje të hollë 360 vjeçare”.

Mosha e salcës nënkupton se është bërë në vitin 1657, viti i lindjes së babait të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklin. Ushqimi i fermentuar duke përfshirë salcën e sojeve është një element kryesor në kuzhinën e Koresë së Jugut, me salcat e sojeve të bëra nga artizanët e famshëm dhe të thartuar për dekada – ose shekuj – Këto shiten për dhjetëra mijëra dollarë për litër.

Në një shfaqje ushqimore në vitin 2012, një grup zejtarësh shfaqnin salcë soje, të cilat pretendonin se ishin bërë 450 vjet më parë, me një çmim prej  90,000$.

“Menuja përmban ushqime që kanë shije lokale dhe tradicionale që mund të kincidojnë edhe në shijen e kreut të shtetit të SH.B.A.”, tha një zyrtar i Koresë së Jugut për median lokale, ku kuzhinierët thuhet se e përshkruajnë stilin si “bashkim aziatiko-amerikan”.

Gjatë një dreke në Japoni këtë javë, Trump iu shërbye një hamburger me djathë të bërë nga viçi i importuar i SHBA, një përpjekje e qartë nga kryeministri Shinzō Abe, për t’u kujdesur për shijen e mysafirit të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here