Ushqimet e paketuara, zgjidhje për reduktimin e mbetjeve ushqimore

0

Vlerësohet se çdo vit, rreth 88 milion ton ushqime shkojnë dëm në vendet e BE, një sasi që pritet të rritet në rreth 126 milion ton deri në vitin 2020, nëse nuk ndërmerret asnjë veprim i menjëhershëm. Shifrat tregojnë se 70% e mbeturinave ushqimore vijnë nga sektori e amvisërisë, në shërbimin e ushqimit dhe në sektorin e shitjes me pakicë, ndërsa sektorët e prodhimit dhe të përpunimit kontribuojnë me 30% në sasinë e ushqimit që hidhet poshtë.

Në prill, Parlamenti Europian votoi në favor të një raporti “Efikasiteti i resurseve: reduktimi i mbeturinave ushqimore, përmirësimi i sigurisë ushqimore”, duke i kërkuar Komisionit Evropian të vendosë objektiva detyruese të reduktimit të mbetjeve të ushqimit në nivel të BE-së deri në 2020.

Sipas raportit, paketimi i ushqimit jep një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e mbeturinave ushqimore. Përmes paketimit aktiv dhe inteligjent, jeta e përdorshme e produkteve mund të zgjatet dhe të mbrohet.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here