Ura e Hoshtevës, prerjet pa kriter të pemëve cuan në shkatërrimin e saj

0

Rrëzimi i urës historike të Hoshtevës ka sjellë reagimin e trishtë të shoqatës Zagoria.Ura monumentale me një histori më se 200 vjecare kishte dhe funksion praktik pasi shfrytëzohej për kalim nga banorët e zonës së Zagories. Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës kishin përfunduar projektin dhe ishin në fazë tenderimi për rikonstruksionin e këtij monumenti. Por për shoqatën “Zagoria” shqetësimi për rrezikun e kësaj ure ishte dhënë muaj më parë, ku u kërkua  forcimi i bazamentit dhe më pas rikonstruksioni i saj. Shoqata shprehet më tej se fatkeqësisht qeveria qëndrore dhe ajo vendore injoruan këto shqetësime , madje sipas saj ministria e Kulturës dha dhe garanci se ura nuk ka shans të shembet. Por shoqata gjithashtu gjen rastin të ngrejë edhe njëherë zërin për prerjet pa kriter të pyjeve të zonës, që është dhe një ndër shkaqet që mund të kenë cuar në rrëzimin e urës.

” Ka rreth 40 dite qe pritet dhe transportohet rret 25m3 dru ne dite dmth eshte prere rreth 1000 m3 . “Leja” eshte dhene per 150 m3 . Lind pyetja pse nuk vepron inspektorjati pyjor apo eshte lyer qerrja. “ komenton shoqata “Zagoria”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here