U ngordhën midhjet në Butrint, biznesmenët kërkojnë dëmshpërblim

0

 

Prodhuesit e midhjeve në Butrint këtë vit nuk morrën thuajse asnjë fitim nga ky produkt. 90% e midhjeve ngordhën dhe humbjet e biznesit llogariten në dhjetëra milionë lekë.

Landi Hysi është një ndër biznesmenët që u godit më shumë nga ky fenomen. Ai kultivon në sezon rreth 550 kuintalë midhje të cilat i shet në tregjet brenda vendit, si në Durrës, Tiranë e Sarandë. Po nga prodhimi i këtij viti ai nuk mori thuajse asgjë dhe humbjet i llogarrit në afro 3.5 milionë lekë.

Në liqenin e Butrintit u goditën kryesisht bizneset që kultivojnë midhjen në brendësi të liqenit, kurse ata në hyrje të tij pësuan më pak dëme. Shkaku i dukshëm ishte rritja e menjëhershme e temperaturës së ujit në liqen në afro 33 gradë celsius. Ndërsa midhja nuk duron më shumë se 28 gradë.  Kjo shkaktoi ngordhjet masive të midhjeve duke shkaktuar dëm të parikuperueshëm te biznesi.

Tre grupe ekspertësh nga dikastere të ndryshme inspektuan Liqenin, prej ku u konstatua shkaku i ngordhjes së midhjeve, por jo shkaku që çoi në rritjen e temperaturës së ujit në liqen.

Landi Hysi pohon  për bionews.al se ky fenomen në dekadat e fundit ka ndodhur rreth 7 herë dhe deri tani nuk është dhënë asnjë përgjigje.

Biznesmenët e midhjeve ditët e fundit i kanë drejtuar peticion qeverisë dhe Ministrit te Bujqesise ku  kërkojnë dëmshpërblim, sqarimin dhe zgjidhjen përfundimtare të këtij fenomeni. Por deri tani askush nuk ua ka vënë veshin dhe ata po vuajnë pasojat e nje dukurie qe mund të riciklohet vit pas viti…

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here