Turqi, shitet në ankand vaji nga ulliri 1800 vjeçar

0

Gjysëm litri vaj ulliri i prodhuar nga një pemë ulliri 1800 vjecare është shitur në Turqi për 22 mijë lira, ose 6046 dollarë në qytetin e lashtë te Teos pranë Izmirit. Shah Tuğrul, blerësi, deklaroi se kishte për qëllim të vlerësonte punën për mbrojtjen e pemëve të lashta dhe ullinjtë e tyre. Në të njëtin ankand, 137 litra vaj u shitën  për 49.200 lira, të cilat janë nxjerrë nga më shumë se 200 pemë ulliri të rrethit Seferihisar që janë më të vjetër se 500 vjet.Vaji është nxjerrë duke përdorur metoda tradicionale, sipas një deklarate të lëshuar nga Bashkia Seferihisar. Rajoni turk i Egjeut ka një histori të gjatë të kultivimit të ullirit, me eksportin e vajit të ullirit në Spanjë, Itali, Arabinë Saudite dhe SHBA .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here