Tregu në Durrës, këmbanë alarmi (video)

0

Qytetarë të shumtë dhe tregtarët që ushtrojnë aktivitetin aty, këto ditë kanë ngritur shqetësimin e tyre tek DurrësLajm. Ata shprehen të shqetësuar për mungesën totale të higjenës në markatën e qytetit.

Qytetarët thonë se paguajnë taksa që t’u garantohen kushtet minimale, ndërsa tregëtarët thonë se në 12 vitet e fundit nuk është bërë qoftë edhe një investim minimal.

Kjo është e vetmja markatë që kanë në dispozicion qytetarët e Durrësit për blerjen e fruta perimeve dhe zarzavateve. Problemi kryesor është mungesa e theksuar e higjenës. Markata kryesore pastrohet vetëm një herë në muaj nga komunalja e bashkisë së Durrësit, ndërsa kushtet në të cilat tregtohen produktet që konsumojmë janë mjerane.

Sa herë bie shi, markata përmbytet në pjesën më të madhe të saj. Fotot dhe pamjet filmike që sjell DurrësLajm dëshmojnë më së miri këtë gjë.

Ujërat e balta vërshojnë aty ku gjenden bankinat e tregtarëve, aty ku qytetarët shkojnë të blejnë produktet e freskëta, aty ku për orë të tëra qëndrojnë tregtarët me mallin e tyre.

12 vite pas ndërtimit të saj, markata nuk njeh asnjë investim. Frutat dekompozohen në rrugë, mbeturinat e hedhura nga tregtarët ambulantë dergjen aty për orë e orë të tëra.

Njëzëri konsumatorë e tregtarë bëjnë apel për krijimin e kushteve minimale në treg.

Ndjekim reagimin e qytetarëve dhe tregtarëve dhënë për DurrësLajm.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here