Tregtimi i peshkut, BE forcon rregullat

0

 

Komisioni Europian do hartoje një paketë ligjesh shumë më të forta dhe rigoroze për t’u siguruar që vetëm  prodhimet me standarte të peshkut të hyjnë në tregun e BE, ndërsa do kërkojë forcimin e regjimit të kontrollit për këtë produkut nga gjithë vendet europiane. Një pjesë e mirë prodhimit që shitet në tregjet e BE kanë të bëjnë me peshq të kapur në kushte të këqija duke mos përmbushur standartet e larta që kërkon industria e peshkimit në BE. Disa produkte gjurmohen drejtpërdrejtë nga aktivitete peshkimi që nuk janë ekologjiksht të qëndrueshme ose nuk respektojne të drejtat sociale dhe ndërkombëtare të punëtorëve në këtë sektor, rregulla që janë të detyrueshme për industrinë e peshkimit të BE-së. BE po bën gati një kornizë ligjore koherente te bazuar në standarte të larta mjedisore për të dyja produktet e peshkut si ato me origjinë nga vendet e BE, ashtu dhe për produktet e peshkut të importuara nga vendet e treta në tregun e BE, përfshirë marrëveshjet e tregtisë së lirë. Pritet që korniza e re legjislative të hyjë në fuqi në 2018. Ligji përcakton rregulla strikte të harmonizuara për lëshimin dhe menaxhimin e autorizimeve të peshkimit për anijet e BE-së që peshkojnë jashtë ujrave të Komunitetit dhe për anijet e huaja që operojnë në ujërat e BE. Të gjitha anijet e BE që veprojnë sipas kartës ose sipas marrëveshjeve private në vendet e treta (autorizime direkte) duhet të aplikojnë për një autorizim nën mbikëqyrje të rreptë. Kjo është e rëndësishme për të siguruar një fushë loje të barabartë dhe një trajtim të barabartë të të gjitha anijeve që veprojnë jashtë ujërave të BE. Ligji i ri gjithashtu vendos flotën e BE-së në mesin e më transparentëve në botë. Komisioni do të grumbullojë të gjitha autorizimet në një regjistër elektronik dhe një pjesë e regjistrit do të jetë në dispozicion të publikut për transparencë.

“Një sistem i fuqishëm është i nevojshëm për të penguar praktikat e paligjshme të peshkimit në mbarë botën. Duhet të jemi të rreptë, u detyrohemi të gjithë peshkatarëve dhe operatorëve që përpiqen të veprojnë në përputhje me rregullat ekzistuese. Rregullat dhe praktikat e mira duhet gjithmonë të shpërblehen.”thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.

Lajme te ngjashme

Peshku, BE “rrudh”duart, sasia e eksportuar nga Shqipëria e limituar

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here