A e zgidh problemin thertorja e parë publike në Tiranë?

0

Për eksportimin e mishit drejt vendeve të BE ka rregulla dhe standarte të panegociueshme. Shqipëria është një nga vendet e pakta në kontinentin europian që nuk eksporton dot produkte shtazore pasi asnjë subjekt nuk është i çertifikuar ta bëjë këtë.Në Tiranë numërohen 350 kasapë, por kushtet lënë shumë për të dëshiruar. Që prej ardhjes në krye të dikasterit të bujqësisë Ministri Niko Peleshi paralajmëroi një reformë të thellë për therrtoret, madje dhe një adaptim të ligjit maqedonas që siç tha ai është i rreptë në këtë drejtim kur përmendi se në atë vend “nëse gjaku i bagëtisë del në rrugë, kasapi ose pronari futet në burg”. Ç’ka nënkupton kushte absolutisht të forta higjeno sanitare në gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve shtazore. Në Tiranë po bëhet një përpjekje nga kreu i bashkisë Erjon Veliaj, por më “një lule”nuk vjen pranvera. Ai lançoi dje ngritjen e një thertoreje publike në Vaqar e cila siç u shpreh ai pritet të disiplinojë situatën e konsumit të mishit. Megjithatë një ndërmarrje e tillë mund të rrisë sigurinë te konsumatori, por për ekport kërkohen të tjera rregulla, që përfshijnë jo vetëm thertore brenda standarteve, por kontroll dhe çertifikim që në nisje të zinxhirit pra te fermat e bagëtive, mënyrën e ushqimit të tyre, sigurinë nga ana shëndetësore që bagetite duhet të kenë. Një tjetër problematikë është mungesa e pikave të grumbullimit të produkteve shtazore. Vaqari mund të zgjidhë problemin pjesërisht, por funksionaliteti i tij mbetet për t’u parë në vijim. (bionews)

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here