Thatësira e zgjatur vonoi mbjelljen e grurit (Video)

0

Në Korçë mbjellja e grurit ashtu sikurse në gjithë vendin nisi me vonesë për shkak të thatësirës së tejzgjatur. Rënia e reshjeve ditët e fundit i ndihmon fermerët të punojnë më mirë tokën si dhe farën në  dhënien e prodhimtarisë.

Mbjellja e grurit zakonisht nis nga 15-tetori deri në fund të nëntorit. Por për shkak të thatësirës mbjellja e kësaj kulture ka nisur vetëm ditët e fundit.

Vullnet Xholla shefi këshillimor në drejtorinë e bujqësisë së qarkut Korce thotë se edhe tani fermerët janë në kohë, ndersa shpreson për prodhimtari të mbarë.

Në gjithë Korçën sipërfaqja e mbjellë me grurë është rreth 15 mijë ha tokë bujqësore, por duhet thënë se interesi për këtë kulturë nga ana e fermerëve ka rënë ndjeshëm.(TV KORCA).

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here