Të rrisësh lopë në qytet(Shkozë) –Foto/Video

0

Këto dy lopë janë bërë shoqëruese të zakonshme të njerëzve dhe autommjeteve në zonën e Shkozës në periferi të kryeqytetit. Shpesh ato ecin lirisht në mes te rrugë duke u bërë pengesë për qarkullim. Madje dhe vetë kryeministri Rama që rruga e con andej për te banesa etij në Surrel mund të jetë bezdisur nga prania  tyre në me të rrugës, po edhe kjo nuk ka ndryshuar asgjë në rutinën e përditshme të këtyre dy bagëtve. Banorët thonë se këto dy lopë kryejnë një intenerar të përditshëm. Dalin nga kasollja e tyre rreth orës 8 në mëngjes dhe fiks në 15.30 drejtohen po andej nga nisën rrugën në mëngjes. Askush nuk i shoqërton këto dy bagëti, ato janë autonome dinë ku të shkojnë, të ushqehen dhe të njohin mirë rrugën ku ecin përditë.

Bionwes u interesua dhe u mundua të kontaktojë më pronaren që në këtë rast është një grua e moshuar nga Kukësi e quajtur Lume.  Lumja jeton ne kushte te mira, me nje banesë të re, fëmijët e saj janë të rritur dhe të sistemuar në jetën e tyre. Por sic e kanë gjyshet, pak qumësht nga lopa e shtëpisë për nipërit dhe mbesat nuk do ishte keq. Edhe ndonje bidon tek tuk për të nxjerrë pak të ardhura. Por askush nuk e di se cfare qumështi prodhojnë dhe sa i sigurt është ai kur lopët ushqehen gjithë ditën jo ne livadhet që në kodrinat në Shkozë janë me bollëk, por në koshat e plehrave anës rrugës.

Video

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here