Të kultivosh luleshtrydhe

0

Duelind Grëmbi dhe Helidon Grëmbi janë dy fermerë nga fshati Sheqishte, njësia administrative Zharrëz, të cilët për herë të parë në fermën e tyre janë duke kultivuar luleshtrydhe. Shembulli i dy fermerëve sillet në një status të deputetes Antoneta Dhima e cila shkruan se dy fermerët e ngritën këtë biznes me shumë sakrifica, përkushtim dhe pasion. Serat me lulshtrydhe në këtë zonë nga viti në vit janë duke u shtuar si në sipërfaqe ashtu edhe në prodhim.

Në zonën e Fierit vecanërisht në fshatrat Frakull dhe Kafaraj brenda një afati kohor prej 4 vitesh, është krijuar një “oaz” kultivimi shumë cilësore me mbi 55 ha sipërfaqe të mbjella në sera, tunele apo fushë të hapur. Rezultatet janë mjaftë impresionuese duke definuar në rendimente që arrijnë mbi 5 – 7 tonë/.. Operatorët dhe studjues të fushës së bujqësisë deklarojne se, me këtë biznes merren mbi 110 fermerë dhe ka një tendencë në rritje për çdo vit.

Luleshtrydhja në krahasim me bimë të tjera hortikulturore, kryesisht

frutdhënësit drufrutorë, agrumet apo hardhia ka disa përparësi të cilat i

japin vlera mjaftë të arrira për kultivim dhe përhapje më të madhe. Ndër

këto përparësi përmendim:

– Është bimë e vogël zvarritëse me mundësi kultivimi në sipërfaqe të vogla

– Shumëzohet me mjaftë lehtësi përmes stoloneve

– Hyn në prodhim rreth 60 ditë pas mbjelljes në vendin e përhershëm

– Piqet herët në pranverë dhe siguron të ardhura mjaftë të larta për njësi/

sipërfaqe

– Në kultivarët shumëherësh mundëson një konvejer të gjatë prodhimi

– Jep rendimente të lartë dhe të qëndrueshme

– Në tregun e hershëm konkuron me shumë sukses dhe çmime mjaft të mira

– Investimi fillestar në rastin e ambjenteve të mbrojtura rikthehet

relativisht shpejt

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here