Tarifat amerikane mbi ullinjtë e Spanjës irritojnë BE

0

Departamenti i tregtisë i SHBA vendosi tarifa për importet e ullinjve spanjolle, si një shenjë tjetër e rritjes së masave mbrojtëse ndaj prodhimeve amerikane që po ndjek Donald Trump, masa që po tërheqin gjithnjë e më shumë kritika nga Evropa. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë marrëdhëniet e saj me Spanjën, por edhe vendet mike, sipas rregullave,” tha sekretari amerikan i tregtisë, Wilbur Ross.

“Ne do të vazhdojmë të shqyrtojmë të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me këtë përcaktim paraprak, por qëndrojmë në këmbë duke u shërbyer punëtorëve dhe kompanive amerikane”tha ai.

Masa është e përkohshme dhe departamenti i tregtisë duhet të marrë një vendim përfundimtar në prill 2018. Tarifat përfshinë të gjitha llojet e ullinjve te pjekur që prodhohen në Spanjë, për konsum apo përdorim industrial, të gjitha do t’u nënshtrohen detyrimeve të importit. Por BE ka kërkuar hetim dhe ka hyrë palë në proces pasi pretendon se mbështetja për prodhuesit spanjollë është në përputhje me rregullat e OBT-së, pasi nuk synon një industri apo produkt të vetëm.

“Komisioni u ofroi autoriteteve amerikane prova që tregonte se mbështetja e BE-së për fermerët, duke përfshirë prodhuesit e ullinjve spanjollë, nuk shtrembëron tregtinë”, thanë burimet e Komisionit për EURACTIV.com. Numri i hetimeve antidumping dhe kundërbalancuese nga SHBA është rritur me 61% që nga janari 2017, kur Presidenti i SHBA Donald Trump mori detyrën, krahasuar me vitin e kaluar. Burimet e Komisionit thanë: “Hetimet për mbrojtjen tregtare janë një pjesë normale e marrëdhënieve midis vendeve që kanë marrëdhënie tregtare intensive, sic  është rasti midis BE dhe SHBA. Megjithatë, ka shenja shqetësuese që kohët e fundit SHBA-të gjithnjë e më shumë po i përdorin ato si një mjet politik. Si në të gjitha rastet e kësaj natyre, Komisioni Evropian mbetet vigjilent dhe do të mbrojë të drejtat e prodhuesve të BE.:tha burimi i KE.

Komisionerja e Tregtisë në BE Cecilia Malmström u takua me presidentin e Andaluzisë, rajonit kryesor të prodhimit të ullirit të Spanjës, i cili pritet të goditet më shumë nga tarifat. Në vitin 2016, importet e ullinjve nga Spanja u vlerësuan në rreth 70.9 milionë dollarë (60 milionë euro). Sindikatat e fermerëve po i kërkojnë Komisionit të rritin përpjekjet kundër asaj që ata e shohin si një masë proteksioniste që mund të vendosë një precedent për eksportet e tjera bujqësore të BE-së:

“Është e papranueshme që tregu kryesor i eksporteve agroushqimore të BE-së – SHBA-të – të mund të marrë  masa kundër produkteve tona pa justifikim”, tha Pekka Pesonen, sekretare e Copa-Cogeca, duke përfaqësuar fermerët në nivel të BE.

“Arsyeja kryesore pse goditen importet spanjolle të ullinjve është se prodhuesit kanë bërë përpjekje të mëdha për të ulur kostot e tyre të prodhimit dhe kanë investuar gjithashtu në teknologjinë më të fundit. Kooperativat gjithashtu ndihmojnë fermerët të jenë më efikas “theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here