TAP në mbështetje edhe të bujqësisë

0

/ATSH/- Projekti më i rëndësishëm gjeoekonomik në fushën e gazifikimit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) pritet t’i japë një dorë mbështetje edhe sektorit të bujqësisë.

Gazësjellësi Trans Adriatik (TAP) AG prezantoi iniciativën e tij bujqësore “Toka e lulëzuar”, Mbështetja e Edukimit Agro-ushqimor”, që do të zbatohet në tri prefekturat e Greqisë Veriore të përshkuara nga tubacioni.

Si pjesë e iniciativës, TAP do të investojë 1 milion euro në aktivitete edukative dhe të aplikuara bioteknologjike, duke synuar mbështetjen e kultivimit, marketingut dhe shitjes së prodhimeve të ndryshme bujqësore ose varieteteve të prodhuara në vend në zonat përgjatë rrugës së tubacionit.

Projekti do të zbatohet nga Shkolla Amerikane e Fermave të Selanikut (AFS) dhe Instituti i Bioshkencës Aplikative (INAB) të Qendrës për Hulumtime dhe Teknologji Hellas (CERTH), dhe do të monitorohet nga Fondacioni Bodossaki.

Në vitin 2010 TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë.

Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut. e.xh/ /a.g/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here