Taksa kosovare e miellit acaron Serbinë

0

Taksa prej 40 euro për ton që Kosova ka vendosur ndaj miellit të importuar nga Serbia ka acaruar autoritetet e këtij  të fundit. Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të heqë taksën për miell, ose Serbia do të detyrohet të ndërmarrë kundërmasa. Lajiq thotë se lidhur me këtë i është dërguar ankesë CEFTA-s dhe autoriteteve në Bruksel.

Nga ana tjetër prodhuesit vendas të miellit në Kosovë kanë përshëndetur vendimin e qeverisë. Sipas tyre taksa ndihmon 25 mijë prodhuesit bujq të grurit në Kosovë.

“Gruri ka rendësi të veçantë në sigurimin e stabilitetit social në Kosovë. Dihet se nga gruri prodhohet mielli dhe se familjet kosovare ushqimin kryesor e kanë bukën. Në Kosovë janë 90 mullinj që bluajnë grurë dhe prodhojnë miell, nga të cilat 40 janë gjendje pune, 10 të tjera punojnë me kapacitete të kufizuara  dhe të tjerët u mbyllën për shkak të konkurencës serbe.”

Numërohen  mbi 2000 punëtorë që punojnë në industrinë e përpunimit të grurit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e shoqatës së prodhuesve të miellit në këtë vend.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here