Studimi tronditës , mjalti në gjithë botën i kontaminuar me pesticide

0

Studimet e reja dëshmojnë së mjalti në gjithë botën është i ndotur nga pesticide të fuqishme. 200 mostra mjalti u analizuan për insekticidin “Neonicotinoid” prej ku doli se 75% e tyre përmbanin kimikate  dhe kontanime të shumëfishta. Bletët përshkruajnë kilometra të tëra për të mbledhur nektarin dhe polenin, ndërsa mjalti i prodhuar prej tyre është dëshmia e qartë e ndotjes nga pesticidet të  gjithë terrioreve ku ato polenojnë

Shkatërrimi i habitateve të egra, sëmundjet dhe përdorimi i gjerë i pesticideve po shkatërrojnë kulturat e ushqimit në botë. Shkencëtarët po reagojnë-shkruan The Guardian-duke thënë së nevojitet urgjentisht një goditje ndaj përdorimit industrial të agjentëve kimikë.

Studimi për mjaltin u publikua në revistën “Science”. Ky projekt nisi  kur hulumtuesit të kopshtit Botanik të Neuchâtel, Zvicër, kërkuan nga njerëzit që të dhuronin mjaltin e mbledhur nga e gjithë bota në vitet 2012 dhe 2016. Ata morën qindra mostra dhe analizuan 198 lloje prej tyre për pesë llojet kryesore të pesticideve neonicotinoid.

Normat e kontaminimit ishin më të lartat në Amerikën e Veriut me 86% të mostrave që përmbajnë një ose më shumë neonicotinoid, pasuar nga Azia (80%) dhe Evropa (79%). Normat më të ulëta të pesticideve u konstatuan në Amerikën e Jugut me 57%. Pothuajse gjysma e mostrave përmbanin jo vetëm një por, koktejl insekticidesh..

“Gjetja e mrekullueshme është se 75% e mostrave tona kanë sasi të matshme,” tha Prof Edward Mitchell në Universitetin e Neuchâtel. “Përqendrimet janë shpesh shumë të ulëta, por ne po flasim edhe për ato pesticidet që janë jashtëzakonisht toksike: diçka si 4.000 deri në 10.000 herë më shumë toksike se DDT [diklorodiphenil-tricloroetan],” tha ai.

Në qershor të këtij viti u konstatua në terren se pesticidi neonicotinoids dëmtoi  mbijetesën e kolonive të bletëve, dhe veçanërisht bletët e egra.

Profesor Dave Goulson në Universitetin e Sussex, Britani e Madhe, thotë se “Peisazhe në mbarë botën tani janë të pasura me neurotoksina shumë të fuqishme, dhe pa dyshim që këto kontribuojnë në rënien globale të biodiversitetit. Është e vështirë të mos ndjehet një ndjenjë “deja vu”. Është koha që ne të zhvillojmë një sistem rregullator global për pesticidet, për të parandaluar përsëritjen e katastrofave të tilla pa pushim “.

Christopher Connolly në Universitetin e Dundee, Britani , tha: “Gjetjet janë alarmante. Është koha që këto kimikate të jenë të kufizuara për përdorim. Në këtë mënyrë, ndikimi i tyre në mjedis mund të kufizohet dhe efikasiteti i tyre kundër dëmtuesve të ruhet “

Në vitin 2014, një vlerësim global i neonicotinoideve arriti në përfundimin se përdorimi i tyre i përhapur po e vë sistemin e prodhimit global të ushqimit në rrezik. Një vlerësim i përditësuar, që do të publikohet në revistën Environmental Science and Pollution Research, zbuloi edhe prova më të forta të dëmit të insekticideve: “Pasojat janë shumë të mëdha dhe nuk mund të injorohen më”-thuhet aty.

Jean-Marc Bonmatin, në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve në Orleans të Francës tha: “Përdorimi i pesticideve shkon në kundërshtim me praktikat bujqësore të qëndrueshme mjedisore. Ato nuk sigurojnë ndonjë përfitim të vërtetë për fermerët, por  zvogëlojnë cilësinë e tokës, dëmtojnë biodiversitetin dhe ndotin ujin, ajrin dhe ushqimin. Nuk ka më asnjë arsye për të vazhduar në këtë rrugë shkatërrimi “.

Tre lloje neonicotinoide u ndaluan nga BE për përdorim te kulturat bujqësore në vitin 2013. Komisioni Evropian ka hartuar rregullore të reja që do të ndalojnë këto pesticide .

“Kontaminimi global neonikotinoid te mjalti është një tjetër këmbanë alarmi se edhe kafshët dhe insektet po kërcënohen nga këto kimikate në mbarë botën dhe po rritet gjithnjë e më shumë nevoja për një  zgjidhjeje të re globale për të siguruar që standardet e larta të mbrojtjes për mjedisin dhe njerëzit të zbatohen kudo” tha Matt Shardlow në Buglife , Britani.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here