Studimi, ja sesi ndryshimi i klimës ka prekur vlerat e ushqimeve

0

Ndryshimi i klimës po prek tashmë produktet bujqësore në mbarë botën. Rritja e temperaturave është përgjegjëse për reduktimin e rendimentit të kafesë, misrit, orizit, sojeve dhe grurit. Siç raporton Politico veç këtyre efekteve të dukshme ka dhe të tjera  më pak të njohura. Një matematikan ka gjetur se ndryshimi i klimës është përgjegjës për uljen e cilësisë së frutave dhe perimeve që ne konsumojmë duke i bërë ato më pak efektive dhe te shijshme.

Matematikani  Irakli Loladze në Univesritetin e Nebraskës në SHBA identifikoi se nivelet në rritje të dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferën tonë janë përgjegjës për rënien e të ushqyerit te bimët, raporton Politico. Teksa CO2 është rritur, nivelet e hekurit, proteinat dhe zinku kanë rënë.

“Çdo barishte në tokë vijon të prodhojë gjithmonë e më shumë sheqerna, ndërsa nivelet e CO2 vazhdojnë të rriten” tha Loladze. “Ne jemi dëshmitarë të injektimit gjithnjë e më të madh të karbohidrateve në biosferë në historinë njerëzore – një injeksion që hollon gjithnjë e më shumë ato me të cilat ne ushqehemi”

Hulumtimi bujqësor ka treguar se kulturat bujqësore po bëhen më pak ushqyese. Nivelet e uljes së vitaminës C, kalciumit, hekurit dhe lëndëve ushqyese të tjera në fruta dhe perime janë matur që nga viti 1950. Siç raporton Politico, kjo rënie u atribuohet kryesisht praktikave të mbarështimit që po  aplikohen kohët e fundit.

Por Loladze dhe grusht shkencëtarësh të tjerë jane te sigurt se edhe vetë atmosfera ka ndryshuar ushqimin që hamë.

Loladze botoi studimin e parë për efektin “junk food” të CO2 për bimët dhe të ushqyerit në vitin 2002 (në revistën Trendet në Ekologji dhe Evolucion). Në vitin 2014, ai botoi një tjetër studim për të njëjtën temë, e cila ishte rezultat i 15 viteve hulumtimi. Por përkundër punës së tij, çështja ka mbetur në hije.

Të thuash se pak dihet se kulturat kyçe po bëhen më pak ushqyese për shkak të rritjes së CO2 është një nënvlerësim- shkruajnë analistët e Politico.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here