Studimi i OKB, bujqësia industriale degradoi 1/3 e tokës së planetit

0

Një e treta e tokës së planetit është degraduar rëndë dhe toka pjellore po humbet në shkallën 24 miliardë ton në vit sipas një studimi të ri të mbështetur nga Kombet e Bashkuara. Rënia alarmante e cila  parashikohet të vazhdojë si kërkesë për rritje të ushqimit dhe tokës prodhuese, do shtohet më tej nga konfliktet në rritje.

“Ndërsa furnizimet e gatshme nga toka e shëndetshme dhe prodhuese po tkurren  dhe popullsia po rritet, po intensifikohet konkurrenca për tokën si brenda vendeve ashtu  dhe në nivel global”, tha Monique Barbut, sekretari ekzekutiv i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Luftimin e Desertifikimit (UNCCD). “Për të minimizuar humbjet, perspektiva sugjeron se është në interesat tona të rishikojmë se si po i menaxhojmë presionet dhe konkurrencën”.

Ndryshimet klimatike po ndikojnë dukshëm në degradimin e tokës, por një faktor kaq i rëndësishëm dhe më i madh është zgjerimi i bujqësisë industriale. Korrja e shumëfishtë, përdorimi i madh i kimikateve kanë rritur në fakt rendimentin, por në kurriz të qëndrueshmërisë afatgjatë.

Gjatë 20 viteve të fundit, prodhimi bujqësor është rritur trefish dhe sasia e tokës së ujitur është dyfishuar. Por me kalimin e kohës kjo zvogëlon pjellorinë dhe mund të çojë në braktisjen e tokës dhe në fund shkretëtirëzimin e saj.

Ulja e produktivitetit mund të vërehet në 20% të tokës bujqësore në botë dhe 16% në tokë pyjore.

“Bujqësia industriale është e mirë në ushqimin e popullsisë por nuk është e qëndrueshme. Është si një industri nxjerrëse, tha Louise Baker, kryetare e marrëdhënieve me jashtë e  OKB-së. Ajo tha se fakti që një e treta e tokës tani është degraduar duhet të nxisë veprime më urgjente për të adresuar problemin.

“Është një numër shumë i frikshëm kur shqyrton normat e rritjes së popullsisë, por ky nuk është fundi i gjithckaje. Nëse qeveritë bëjnë zgjedhje të zgjuara, situata mund të përmirësohet, “tha Baker, duke vënë në dukje përparimin pozitiv të bërë nga vende si Etiopia, e cila ka rehabilituar 7 milion hektarë.

Në Europë menaxhimi i dobët i tokës llogarit 980 milionë ton humbje prodhim prej saj.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here