Statistika/gjithçka që nuk dini rreth bujqësisë dhe sipërfaqes së kultivuar në Shqipëri

0

Revista “Agrobiznesi”, produkut i KASH ka bërë një radiografi të hollësishme të gjithë nivelit të zhvillimit bujqësor në vend, duke nisur nga sipërfaqet e kultivuara, formalizimin e sektorit, sektorit të ujitjes dhe mbështetjes me mekanikë bujqësore.

Nga statistikat rezulton se Shqipëria ka gjithsej 2.8 milion ha tokë nga e cila: 699.021 ha është tokë bujqë- sore ose 24 % e totalit që mund të kultivohet, ndërsa livadhet e kullotat zënë 16 %, tokat inproduktive, urbane e sip.ujore të brendshme zënë 15 %, pyjet zënë 36 %, ndërsa të tjera 9 %.

Popullsia në fshat

Në Shqipëri në zonat rurale banojnë 1.2 milion banorë. Pra ka akoma forca të lira pune, që akoma gjenden e vlerësohen në treg me kosto të ulët, me një pagë mesatarisht 300 euro në muaj, pagë kjo më e ulët krahasuar me të gjitha vendet e rajonit.

 

Formalizimi i bujqësisë

Ushtrojnë aktivitetin e tyre 352 mijë ferma nga të cilat 33 000 janë të pajisura me një dokument identifikimi (NIPT), të cilat mund të kenë akses për të shitur normalisht prodhimet e tyre në treg. Fermerët që nuk janë të pajisur me (NIPT) kanë tokë e blegtori në pronësi dhe në përdorim. Ata prodhojnë një gamë të gjerë prodhimi me origjinë bimore e shtazore, me destinacion kryesisht për vetëkonsum, për konsum nga blegtoria dhe bazuar në sipërfaqen e tokës që kultivojnë dhe blegtorisë që mbarështojnë, u mbetet edhe një tepricë e vogël edhe për treg.

 

Parcelizimi dhe fragmentarizimi i sektorit

Tokat në përdorim të fermerëve janë mesatarisht rreth 2 ha/fermë Fermerët në Shqipëri kanë në pronësi dhe në përdorim një sipërfaqe toke të mundshme për t’u kultivuar prej 696 000 ha, me një mesatare rreth 2 ha/ fermë, nga e cila sipas statistikave zyrtare raportohet se kultivohen mesatarisht rreth 418 mijë ha tokë me një mesatare rreth 1,2 ha/fermë. Nga kjo sipërfaqe mbi 50 % mbillet me foragjere për të ushqyer blegtorinë. Fermerët kanë në pronësi 3.5 milion bagëti të imta dhe 985 mijë gjedh. Tregu i tokës po zhvillohet ngadalë Tregu për shitblerjen dhe dhënien e tokës bujqësore me qira megjithë përpjekjet që janë bërë për shumë vite po zhvillohet me ritme të ngadalta. Ndërsa ndarja e familjeve fermere në zonat rurale, që kanë përfituar tokë nga ligji 7501/1991 “Për ndarjen e tokës”, po zhvillohet normalisht si një proces i pandalshëm, i cili po ndikon negativisht dhe do të vazhdojë të ndikojë në ndarjen e mëtejshme të tokës edhe në të ardhmen. Faktor që do të ndikojë në zvogëlimin e mëtejshëm të madhësisë së sipërfaqeve të fermave në Shqipëri.

Sipas të dhënave statistikore nga 418 mijë ha tokë e kultivuar që raportohet, sipas sondazheve dhe rezultateve të censusit të fundit realisht nga fermerët kultivohen rreth 300 mijë ha tokë në një vit bujqësor. Potencialisht të pashfrytë- zuara në bazë të sondazheve dhe censusit të fundit vlerë- sohet se janë mbi 100 ha tokë produktive, e cila mund të kultivohet, por që lihet djerrë nga fermerët në çdo vit bujqësor.

Veçanërisht në këtë sipërfaqe toke që nuk po kultivohet në vite, vlerësohet se ka rezerva e potenciale të mëdha, për të investuar e prodhuar produkte bujqësore e blegtorale të cilë- sisë së parë dhe natyrale, me kosto të ulët dhe mund të përfitohen nga fermerët nga 100 – 400 milion dollarë të ardhura bruto në një vit bujqësor. Ndarja në ngastra të vogla toke, vështirëson përdorimin e mekanikës bujqësore Kjo sipërfaqe toke është e mundur për t’u ujitur dhe kultivuar me mekanikë bujqësore, por që nuk kultivohet dhe nuk ujitet për disa mangësi dhe ndër më kryesoret përmendim e veçojmë ato:

Të madhësisë së vogël dhe keqorganizimit të fermës.

Të mungesës së kooperimit midis fermerëve dhe mosformalizimit të tyre.

Mospërdorimit të teknologjisë së përparuar dhe inovacionit. Të mungesës së realizimit të disa investimeve publike të domosdoshme.

Pengesa në financim dhe disbursimin e fondeve të planifikuara.

Të disa mangësive të legjislacionit dhe akteve nënligjore që rregullojnë kryesisht veprimtarinë e fermave në zonat rurale.

Tani së fundmi për fermerët në Shqipëri po reflektohen ndjeshëm edhe pasojat negative dhe kostoja e madhe që po reflektohet veçanërisht tek fermerët e varfër, si pasojë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, si ajo globale e OBT dhe ajo rajonale siç është CEFTA.

Gjithashtu fermerët në Shqipëri janë përballur edhe me dëmtime të mëdha si pasojë e ngricave dhe thatësirës së tejzgjatur si dhe përmbytjeve masive, që këto 3 vitet e fundit kanë qenë më të shpeshta.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here