Stabilimentet e peshkut importojnë punëtorë

0

Një pjesë e madhe e punëtorëve të flotës së peshkimit vjen nga jashtë, një kosto e konsiderueshme e biznesit të peshkut sot në vend. Mungesa e këtij krahu të punës të  profilizuar që blihet jashtë vendit këtu mungon, sa për shkak të atrofizimit dhe shkatërrimit të sektorit të peshkimit në vite, aq dhe për mangësitë profesionalë që ofrojnë shkollat tona. Ky qe ndër një shqetësimet me të cilat u ballafaqua ministri i bujqësisë Niko Peleshi gjatë një vizite në stabilimentin e përpunimit të peshkut, “Rozafa” ne Elbasan. Aktualisht këtu punojnë rreth 1000 punëtorë kryesisht gra, por me investimet e vazhdueshme në këtë kombinat nevojat janë për mbi 2000 punonjës. Ministri Peleshi tha se Ministria e Arsimit duhet të orjentojë praktikat profesionale, formimin profesional, por edhe vetë shkollimin profesional, pra shkollat e mesme drejt kërkesave të tregut.  “Nqs këtu ka një sipërmarrje kaq të madhe dhe kaq premtuese, pse jo dhe arsimi profesional duhet të profilizohet në këtë qark drejt këtij sektori” tha Peleshi.

Ministri ka nënvizuar nevojën edhe per  një orientim të drejtë të skemës së mbështetjes në sektorin bujqësor.

“… Duhet t’i orientojmë ne, p.sh në skemën kombëtare të mbështetjes, që vitin që vjen, do jetë më e larta që kemi patur ndonjëherë. Do të jetë rreth 26 milion dollarë, vetëm skema nga buxheti i shtetit. Ndërkohë, që presim të hapet dhe IPARD-I, 93 milion euro program. Pra mundësi financiare kemi të shumta, por duhet t’i adresojmë me shumë zgjuarsi…”- tha ndër të tjera në fjalën e tij Ministri Peleshi.

Stabilimenti “Rozafa” është një investim i suksesshëm, me produkte, të cilat kanë pushtuar tregjet ndërkombëtare dhe sipas Ministrit të Bujqësisë është një shembull për të gjithë sipërmarrjen shqiptare.

Ministri ka garantuar një mbështetje maksimale në lidhje me sektorin e peshkimit, përpunimit dhe eksportit të tij, si nje nga sektorët, që ka kapur nivelet më të larta në eksportet shqiptare.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here