SPORTELI I PARË UNIK PËR FERMERËT/VIDEO

0

Hapet sporteli i parë unik për fermerët në Fier. Ky sportel pritet të ofrojë shërbim  dhe informacioni. Fermerët  e Fierit do të kenë mundësinë për  të aplikuar për grante dhe subvencione me fondet buxhetore. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, morën pjesë në inaugurimin e këtij sporteli duke vlerësuar këtë si një  hap të rëndësishëm për bujqësinë.

“Ky është fillimi i një transformimi rrënjësor dhe janë vërtetë pika nevragjike të këtij sistemi të ri që do ndryshojë rrënjësisht edhe raportin me fermerët, për t’i dhënë gjithë transparencën dhe mbështetjen e nevojshme. Do ndryshojë rrënjësisht edhe qasjen tek mënyra se si janë ndërtuar skemat e reja. E rëndësishme është që të japim sa më shumë informacion për skemat e reja që ta kenë të qartë që nuk mund të merren më mbështetjet ashtu siç janë marrë, por të fokusohen të gjithë në një qëllim në mënyrë që secili të bëjë pjesën e vet, por qëllimi i përbashkët të realizohet dhe të fitojnë fermerët, të fitojë edhe ekonomia.”

Rama u ndal edhe tek ujësjellësi i Fierit, ku foli për reformën e ujit. Kryeministri nënvizoi se, nuk do të ketë falje për biznesin.

“Është shumë e rëndësishme që t’ju bëhet e qartë të gjithë punonjësve të shtetit, të gjithë atyre që paguhen nga taksat e popullit, qoftë në nivelin qendror, qoftë në nivelin vendor që duhet të paraqesin faturën. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe me bizneset, por kryesorja në këtë rast është që bizneseve t’ju bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të rënda për vjedhjen e ujit.”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here