Spital për devetë në Dubai

0

Devetë kanë rëndësi të veçantë për trashëgiminë e Emirateve të Bashkuara Arabe, prandaj është hapur në Dubai një spital i veçantë vetëm për trajtimin e tyre.

Qendra mjekësore ku janë investuar rreth 10 milionë euro, ka pajisjet më moderne, ndërsa janë angazhuar veterinerët që janë specializuar në shtete perëndimore, transmeton Telegrafi.

Aty mund të trajtohen deri në 20 deve njëherësh, ndërsa jashtë spitalit ndodhet dhe një pistë e vogël garash, ku stërviten ato që janë shëruar prej problemeve fizike.

Ekspertët e spitalit kanë mundësi të studiojnë nga afër anatominë e deveve, ndërsa do të bëjnë hulumtime të vazhdueshme për misterin se si ati iu mbijetojnë kushteve të vështira të shkretëtirës.

Devetë mund të shiten deri në disa milionë euro. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here