Skandaloze/ Shikoni si u gjet mishi që do shitej në Tiranë të shtunën

0

AKU konfiskon makina dhe bllokon dyqane, për transport e tregtim
mishi qe rrezikon sigurine e konsumatorit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në funksion të garantimit të sigurisë
ushqimore dhe në vazhdim të masave për disiplinimin e tregtimit të
mishit, bllokoi të shtunen sasi të konsiderueshme mishi dhe penalizoi
disa subjekte.

Gjatë të shtunës, AKU zbuloi se, brenda një furgoni mallarash me
targa KO 3012 B dhe që drejtohej nga Kristo Mukades, transporohej
mish për konsum njerezor, në kushte të tmerrshme. Siç e shikoni
edhe në foto, brenda në furgon ishin 65 kg mish. Vetë drejtuesi i
mjetit ka pranuar se e kishte për ta shitur, ndërkohë që AKU konfiskoi
mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300.000 mije lek subjektin.
Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, gjeti dhe
sekuestroi 21 kg mishi keci pa vulë dhe certifikaten veterinare.
Ndaj subjektit u vendos masa e gjobes 200.000 lek dhe u sekuestrua
mishi. Po të shtunen, inspektoret e AKU, në një dyqan tregtimi mishinë Paskuqan, me adminiatrator Artis Lala, konstatuan 198 kg mish pa
certifikatën veterinare dhe pa vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti
subjektin me 300000 lek, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe
veglat e punës. AKU, për çdo rast, pati dhe mbështetjen e policisë,
ndërsa aksiome me bllokime e sekuestrime ka pasur dhe në Fier, Vlorë
e Gjirokastër./Panorama

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here