Skandali te restorant “Brazili”,gjenden dhjetëra qingja dhe keca pa çertifikatë sigurie/VIDEO

0

Autoriteti Kombetar i Ushqimit, ndermori dje një aksion ne restorantin “Brazili”, ne aksin rrugor Kamez-Fushe Kruje, pas informacioneve se aty thereshin kafshë, vecanërisht të imëta.

Trupa inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme dhe ajo Rajonale e AKU konstatoi 50 qingja të therrura  në një dhomë frigoriiferike, të pavulosura e paçertifikuara. Për këtë arsye, AKU dyshon se kafshet thereshin ne ambientet e restorantit. Në pjesën e pasme të restorantit u konstatuan dhe ambjentet  ku mbaheshin të imtat, ndërsa administrator I subjektit nu tregon vendin apo thertoren ku jane therrur.

Bashke me trupen e AKU, aty ndodheshin edhe forcat e policisë dhe Antikrimit Ekonomik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here