Skandali me ushqimet, flet autori i raportit

0

Pas skandalit  me ushqimet ku u faktua se shqiptarët hanë mish me ngjyrues, përdorin vaj palme dhe qumësht më aflatoksinë, flet kreu i AFI Alban Zusi që  hartoi raportin pas konkludimit të analizave laboratorike. Në një intervistë për TV Fax News i drejtuesi i Albanian Food Indistry shprehet se studimi është një këmbanë alarmi që duhet të ndërgjegjësojë të gjithë, vecanërisht institucionet se siguria ushqimore garantohet vetëm me kuadër ligjor dhe burime njerëzore të specializuara.

 

Për Zusin ajo që duhet të angazhohet më tepër duhet të jetë administrata për të zgjidhur njëherë e mire problemin e sigurisë ushqimore. Siç thotë Zusi  konsumatori vetë nuk arrin të dalojë dot produktet, por janë strukturat dhe ligjet ato që japin sigurinë për ushqimet. Ndërsa e vetmja mënyrë që konsumatori të mbrohet është shoqërimi i mallit nga kuponi tatimor. Problematikën më të madhe në sigurinë ushqimore e kanë dyqanet e pa regjistruara dhe të padeklaruara.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here