Siguria ushqimore, mesazhi i ministrit

0

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendje sërish mesazhin e sigurisë ushqimore duke e cilësuar këtë një sfidë të vështirë, por të mundur. Mesazhi i ministrit shoqërohet edhe me një foto ku  një sasi peshku shitet në trotuar larg cdo kushti dhe sigurie për konsumatorët. “Nuk është çështje e një partie, sepse nuk është një projektik politik, por jetik. Ndaj kërkojmë mbështetje nga gjithë shoqëria dhe gjithë politika. AKU nuk do të tërhiqet nga puna e filluar. Qytetarët duhet të bëhen aleatë në mbështetje të aksioneve për sigurinë ushqimore. Operatorët duhet të investojnë pa humbur kohë për plotësimin 100% të standarteve të prodhimit dhe tregtimit te produkteve ushqimore. Nuk është fushatë. Eshtë një rrugë pa kthim, në mbrojtje të shëndetit publik”shkruan Peleshi në FB.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here