‘Shqipëria,potencial për t’u bërë Greqia apo Italia e ardhshme’

0

Sektori i bujqësisë shqiptare po lulëzon. Në dy vitet e fundit, Miron Topciu nga L & B Fruits 2006, thotë se prodhimi i frutave dhe perimeve është rritur për 30%. Kompania është e përbërë nga kultivuesit e frutave dhe perimeve, që u jep atyre një prodhim të kombinuar prej 90 hektarësh, duke i bërë ata një nga eksportuesit më të mëdhenj në Shqipëri.

“Ne kemi kaq shumë potenciale këtu, zona jonë e prodhimit është nën nivelin e detit, duke na ofruar një mikroklimë, e cila, së bashku me tokën tonë të pasur, i bën kushtet të përsosura për bujqësinë. Ne kemi nisur të eksportojmë 5 vite më parë,por bumin e kam parë këto dy vitet e fundit”

Produkti kryesor për eksport është domatja me dy cikle prodhimi në vit; nga muaji mars deri në gusht dhe pastaj përsëri nga tetori deri në janar. Në periudhën e dimrit fermerët kultivojne lakra, brokoli.Ndërsa gjatë gjithë vitit prodhohen tranguj, speca, luleshtrydhe, klementina dhe hudhra.

“Çmimet e Shqipërisë janë 20-30% më të ulëta se çmimet e tregut në Itali apo Greqi dhe ndryshe nga këto vende që kanë caktuar çmime javore, çmimet tona ndryshojnë çdo ditë, nganjëherë disa herë në ditë, gjë që mund ta bëjë tregtinë e vështirë, por gjithashtu mund të sjellë më shumë mundësi, “vazhdoi Miron.

Së bashku me mundësitë e eksportit, Miron tha se  ka mundësi të pafundme investimi në sektorin e bujqësisë.

“Investitorët italianë dhe izraelitë në veçanti kanë bërë shumë investime në teknologjinë e serave,  por unë mendoj se ne jemi vetëm në fillim. Potenciali është i madh “.thotë ai.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here