Shpërthen uji teknologjik në Zharrëz

0

Shpërthen uji teknologjik në një nga tubacionet në fshatin Zharrëz ku duket qartë, si uji ndot tokat dhe ambjentin përreth tij. Tubacioni pershkon zonën e Zharrëzës dhe Visokës. Uji teknologjik përdoret për t’u injektuar në puset e naftës dhe ka ndotje hidrokarburesh. Keto janë tubacione te vjetra dhe janë mjaft te amortizuara. Mësohet se shpërthimi i ujit ka vijuar dhe uji është perhapur kudo. Për disa orë asnjë reagim nuk ka patur ndërsa uji është përhapur në një sipërfaqe të gjerë. Burime për Fax News bëjnë me dije se pompimi i ujit teknologjik është ndaluar vetëm pas disa orësh.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here