Shenjtori i gjelbër-Opinion

0

Marrë nga “Rruga e Arbrit”

Nga Haki Kola

Perse në vendet e shenjta, qysh se kujtohet e kendej, brez pas brezi, njerezit si shenjen me të dukshme të shenjterise e paprekshmerise se tyre kishin mos prerjen e drureve? Kudo ku shihen drure të mëdhenj e të vjetër, ajo që të vete në mendje është prania e një vendi të shenjtë. Kjo tek ne, shkon deri tek e cuditëshmja dhe e pabesueshmja, psh myslimanët respektojnë ish pyllin e kishës, duke e emërtuar atë vakef. Vakëfi i Kishes së Lurës tek Guri i qytetit në Selishtë të Dibrës mund të jetë mbi 300 vjecar, dhe megjithëse cdo gje per rreth tij është prere teresisht, pothuaj në gjithë pyjet e Selishtës, Vakefit të Kishës nuk i është prekur qofte edhe një dege, megjithëse askush nuke mban mend kohën kur kisha ka qenë në atë vend. Kur shteti e dha të pritej me plan para dhjetë vjetësh, komuniteti lokal i tëri mysliman nuk pranoi të vihej damka e shërbimit pyjor mbi drurët e shenjtë. Sjellja shekullore pra verteton se pylli simbolizon shenjterine, nga ana tjetër kjo shenjtëri e gjelbër në këto 15 vite të lirisë në pjesën më të madhe të vendit është prerë djegur e sakatuar. Mos kjo sjellje me pyllin është dëshmi se sa larg jemi nga paganizimi, dhe respekti e ruajtja e këtij shenjtori është shenja e parë e rruges drej civilizimit. Mos ndoshta ne e respektojmë shenjtërinë e pyllit, po ashtu si njerëzit e lashtë respektonin perënditë.

Përse ndodh ndryshe me shoqëritë e evoluara Europiane.

Si do të sillemi ne me pyllin, kur të jemi bërë europianë?

Përse Europianët e duan pyllin?

Përse e duan detin? C

farë mendojnë dhe ndjejnë ata për këto pasuri të natyrës?

Cfare ndjejme kur i permendim, apo pergatitemi per një vizite në pyll apo në det?

Një grumbull druresh apo sasi uji gjithmone shoqerohet me një reagim deri në pasthirmë. Perceptimi i ketyre pejsazheve ka evoluar bashke me njerezimin. Ata kane bashkejetuar, dhe sipas stadeve të zhvillimit jane afruar apo larguar, ashtu sic kur njerezve u eshte dashur për të prere druret apo ngrene peshqit per të mbijetuar. Ato qe jetojne aktualisht duke perdorur pyllin apo detin, jane pothuajse pjese e bluse e të gjelbres, ketyre dy enigmave e mrekullive të globit, që kur mungojne në hapësirë të gjërë si psh në Bjeshket e Nëmuna, vendit i vihet nofka i nëmun. Nëse ato bjeshkë do të kishin pyllin, ma don mendja se do ti quanim të shenjta. Mendimi i bariut, druvarit apo peshkatarit duket se ka dicka të ngjashme me objektin e punës: shkojnë në pyll për të punuar. Bregdetasi apo malesori janë pjesë e detit apo pyllit, kane mjaft kohë për tu dashur e për tu grindur, për të bashkëjetuar e divorcuar, mbajtur djegur e mbytur njëri tjetrin. Më duket se reagimi nga ana e tyre është një shenje e shkallës së evolucionit dhe e afrimit me shoqërine civile, shkallë e afrimit drejt shoqërive të civilizuara perëndimore. Nuke e di Shenjtori i gjelbër Pylli zgjon emocion dhe ndjenjë tek çdokush, ai ka një dimension simbolik, një thellësi që është pjesë e fuqisë së tërheqjes dhe që nuk është në asnjë mënyrë pjesa më e vogël edhe sa kohë do të na duhet të behemi vizitore të pyllit, ashtu sic ka me shumicë ne vendet e civilizuara. Puna ndryshon me vizitoret. Dhe ndjesia është e ndryshme kur vizitojnë xhunglën, nga ajo kur vizitohen sekuojat gjigande të kalifornise apo pylli i Dajtit, Liqenet e Lurës e Zerqanit, Thethi, Valbona, Hotova apo Livadhi i Arushës në Vermosh. Banori i sotem i qytetit, pavaresisht nga origjina e mosha, here pas here kerkon të behet vizitor i pyllit apo detit. Ai shkon në kohën e tij të lirë e mendja ta don se shkon të shlodhet. Mos është ndoshta mërmërima e erës në gjethe që na tërheq drejt pyllit dhe përplasja e dallgëve drejt detit? Dhe duke përjashtuar atë si objekt pune e duke e trajtuar si objekt I mbushjes së jetës pyetja mbetet: përse shkojmë në pyll? Përse shkojmë në det? Kostoja është e konsiderueshme: duhet të marrësh makinën ose trenin, të paguash për naftën ose biletën dhe të shpenzosh kohën, këtë komoditet të çmuar, shpesh të kalosh gjithë ditën, bashkë me nevojën për pajisjet e domosdoshme … Menaxhuesit e këtyre vëndeve duhet të mendojnë se për drejtimin e tyre dhe për çdo pajisje, përdoren paratë publike, buxhetet e autoriteteve lokale – të gjitha llojet e gjërave që nuk mund të sigurohen lehtë. Në këtë sektor ku gabimet janë të papranueshme – të krahasueshme me menaxhimin e resurseve ujore ose cilësinë e ajrit- është e lehtë të shikosh se të njohësh kërkesën është e domosdoshme. “Përse shkojmë ne në pyll?”.

Përgjigjet që ne marrim janë të përgjithshme:

“Ne shkojmë në pyll, sepse e pëlqejmë atë”.Kjo “atë” duhet të studjohet. Çfarë është ajo që na pëlqen në pyll? Çfarë duhet të përpiqen të ruajnë menaxherët, kundrejt rrezikut për ta shkatërruar pyllin ndërsa përpiqen për ta ruajtur atë? Sepse ky përemër i vogël “atë” në fakt, do të thotë gjëra krejt të ndryshme. Disa vijnë për të kërkuar qetësinë ose një cilësi të veçantë të qetësisë. Kështu ata e karakterizojnë pyllin në terma që lidhen me të. Të tjerët vijnë për ngjyrat, dritën, pejsazhet; duke kërkuar kështu kënaqësi vizuale. Të tjerë akoma kërkojnë shijen e veçantë të pyllit që i tërheq ata: duke përdorur ndjesinë e të marrurit erë. Kjo e fundit, jo si dy të parat, nuk është një ndjesi mendore (dikush nuk mëson të flasë ose të lexojë me këtë ndjesi), është e vështirë për të gjetur fjalët e sakta për ta përshkruar … E gjithë kjo gjë bëhet dhe më e komplikuar kur juve ju thuhet se njerëzit shkojnë në pyll për t’ju përgjigjur stimulimit të prekjes: përkëdheljes së erës, së bimëve, sensacionit për të ecur këmbëzbathur (si përshembull në plazh)… Situata do të mbetej zbavitëse, nëse percepsionet tona ishin të kufizuara në këto stimuj. Po njerëzit janë kafshë komplekse që e bazojnë sjelljen e tyre më tepër në përfaqësime sesa në “aktualen” siç përshkruhet nga shkenca. Kështu, Francis Jammes, kur përshkruante pyllin shkruante: “…ajo tokë e freskët, blu, ku dikush i flet shpirtit të dikujt…” dhe Lamartini shkroi: “…por natyra është atje, duke të ftuar dhe duke të dashur ty …” Çfarë është “shpirti?”. Dhe çfarë është “natyra”?. Është e vështirë ti karakterizosh ato, e pamundur mos t’i marrësh parasysh në një analizë të asaj se çfarë kërkojnë njerëzit nga pylli. Nëse njerëzit vijnë në pyll, arsyeja është për të gjetur këtë lloj sensacioni. Në shumë kultura, shpirtërimi është një shqisë, ndërmjet të tjerave: ne themi, në fakt që ne “i ndjejmë” gjërat…. Shpirtërimi, protagonist në një luftë që zuri vënd në të kaluarën e afërt, ku shkencat dhe fetë luftuan për të bërë një shpjegim të botës, u kundërshtua nga shkenca të ndryshme dhe shkencëtarët. Dhe megjithatë, kur feja nuk pyetet për të shpjeguar, kur nuk ngrihet kundër metodës shkencore, ajo kthehet në nje fenomen natyror të pa evitueshëm në përshkrimin e jetës dhe qënieve jetësore. Dikush nuk do të donte ta zhvillonte këtë pikë, e cila në fakt ka qenë objekt i shumë debateve – të një cilësie të pabarabartë – dhe diskutimeve fenomenologjike, dikush do të theksojë faktin që ky aspekt i rëndë- sishëm i problemit të perceptimit human është vendosur në mënyrë logjike menjanë në pjesën më të madhe të të ashtëquajturave analiza racionale të kryera deri tani. Dhe nëse dikush dëshiron të ketë mjetet e përshtatshme që nga fillimi për studime cilësore dhe sasiore do të bente një gabim nëse nuk do ta merrte atë në konsideratë. Pikpamja agnostike shprehet në një mënyrë tjetër, duke thënë se njeriu shkon në pyll “për të gjetur burimin e vetvetes” ose për të “prekur energjinë e tij atje”. Në mënyrë të ngjashme dikush ka arsye të pyesë se çfarë janë këto “burime” dhe se çfarë “energjie” i referohet. Mos harroni se “ne shkojmë për të ëndërruar atje”, gjithashtu. Ai që e diskuton rolin thelbësor që pylli luan për ne, do të binte në gjurmim të gabuar të analizës së motivimeve që na çojnë atje. Pra përgjigja e pyetjes” Përse shkojmë ne në pyll?” mbetet disi e turbullt. Një shkencë e vlefshme për emrin e saj nuk mund të kënaqet me një përgjigje si “ne shkojmë për të gjetur atje gjithçka”. As menaxhuesit, që duhet të bëjnë konkrete zgjedhjet e kushtueshme, as investitorët. Menaxhuesve të niveleve të larta u pëlqen të pretendojne se e kanë në dore pyllin, kështu ndodh edhe në muajin e pyjeve kur njerëzit e zyrave marrin edhe disa shkolla e mbjellin disa peme që shpesh nuk kanë lidhje me pyllin.

Në fakt menaxheret duhet ti bindin politikeberesit se pylli vetë mbillet. Ai prodhon me shumice farë dhe habitet me këtë pretendim të atyre që e presin, kur mbidhen bëjnë marshim, hapin gropa e thonë se filluam fushatën e pyllëzimeve. Nganjëhere gabimin se pyjet do ti mbjellim ne njerëzit e bëjnë edhe të diturit. Ajo që pylli u kërkon njerëzve është që ta lenë të mbijë e të rritet, ta respektojnë kur është në këtë proces delikat të rilindjes, që ai e bën për mrekulli me farën e tij në tokën e tij.Këmba e goja e lopës,dhisë, derrit, mushkës e kalit në këto dite duhen mbajtur larg, që këto filiza të rriten. Këtë kontribut do të na kërkonte pylli, që ai si shenjtor I gjelbër që është të mundet të na shëreje. Ka ende njerëz që shkojnë në pyll për të qeshur dhe për të vrapuar… Ka nga ata që shkojnë për “një ndryshim”(ndryshim rrethanash, të atmosferës, pamjes)…Ata që shkojnë, meqë kanë shkuar prindërit e tyre dhe përpara tyre, gjyshërit për të mbledhur lule gjatë stinës, për të gjuajtur, për të mbledhur këpurdha…Ata që ndjejnë se duan të shkojnë. Ata që shkojnë për të mësuar, identifikuar bimët, gjurmët, kafshët… Një analizë e asaj që njerëzit kërkojnë të marrin dhe japin për pyjet është padyshim e guximshme. Njerëzit e ndjejnë se pylli zgjon emocion dhe afeksion tek çdokush, që ai ka një dimension simbolik (ashtu si deti gjithashtu), një thellësi që është pjesë e fuqisë së tërheqjes dhe që nuk është në asnjë mënyrë pjesa më e vogël.

Nëse këtë e marrim në konsideratë, politikëbërësit do të tregohen më të arsyeshem kur të rishikojne e përmirëojnë ligjin për pyjet. E pakta që mund të bëjnë është të pranojnë që shenjtori I gjelbër, është shenjtor jo vetëm në varreza e vende të shenjta, ai është shenjtor kudo lejohet të rritet, bekon hidrocentralet, sjell ujin, mbron fshatin e qytetin, dhe cilësia e jetës sonë rritet nëse këtë shenjtor e lemë të jetë atje ku zoti na e dërgon si pjesë që e bën më të pasur e më të bukur atdheun tonë, në rrugën e gjatë të ëndërruar që të kthehemi nga përdorues në vizitues të këtij shenjtori që na mbron e duron gabimet tona

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here