“Semanjaku”, ferma model e Myzeqesë në të cilën punon një zonë e tërë/foto/video

0

Ferma “Semanjaku”është ndoshta më e madhja në Shqipëri.Më shumë se madhështinë e sipërfaqes,apo aktivitetit që zhvillohet në të, është ajo e njerëzve të përkushtuar që kanë ideuar dhe ngritur një sipërmarrje të tillë. Teksa ecën unazës së Fierit dhe kthehesh drejt fshatit Sheqishtë nuk ka njeri që të mos ta njohë firmën “Semanjaku”.

Rruga drejt fermës gjendet lehtë, ku gjithcka në zonë mban firmën tashmë të kthyer në markën kryesore blegtorale të zonës.Me qindra gjela dhe pula deti, qindra kokë bagëti kryesish gjedhë dhe derra, prodhime gjithfarrëlloj blegtorale, nënprodukte të mishit janë gjithcka që mbajnë markën “Semanjaku” dhe që i ka tejkaluar kufijtë e zonës së Myzeqesë.

E papërtuar Klara administratorja e fermës nuk ngurron të tregojë gjithcka lidhet me punën e kësaj në këtë fermë që është shndërruar më shume se biznes i familjes, një sipërmarrje ku jeton një zonë e tërë. Mbi 100 punëtorë punojnë në punë të ndryshme të fermës, mbarështim gjedhësh, derrash, gjela, therrtore, shitje, eksport, import, tregti me shumicë dhe pakicë në gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm.

Bashkëshortët Arben dhe Klara Semanjaku e kanë ngritur gjithçka nga e para vetë, me investimet dhe mundin e tyre  të dekadave vite punë, përpjekje dhe sakrifica. Asnjë dhe asnjë lloj qeverie nuk ka mbështetur qoftë në mënyrën më modeste këtë sipërmarrje jo të vogël.Madje ata vetë tregojnë se kanë paguar shuma jo të pakta për të përfituar subvencione, që janë tretur bashkë me premtimet.

Tashmë me programin IPARD ata shpresojnë  që ferma e tyre të shtrihet më tej, në projekte dhe ide që te familja sipërmarrëse myzeqare nuk rreshtin kurrë.

Në zonën e Sheqishtës të paktë janë njerëzit që i kushtohen investimeve në bujqësi dhe blegtori. Shumica e banorëve të zonës kanë përfituar nga qeradhënia e tokës kompanisë Bankers. Kjo e fundit financon tokat me qera të fshatarëve të zonës, por bashkë me to po kontaminon këto toka që po kthehen gjithnjë e më shumë joproduktive.

“Semanjaku” është kthyer një ndër furnizuesit kryesorë me mish dhe nënprodukte në gjithë Shqipërinë. Burimi kryesor i mishit janë gjedhët e importuara kryesisht nga Rumania, Maqedonia dhe Greqia.

Posted by Transport-Kafshe te gjalla "Semanjaku" on Saturday, December 2, 2017

 

 

“Janë shumë më të sigurt se gjedhët tona, të gjitha me certifikatë, kartelë, të matrikuluara dhe mbi të gjitha me shumë më pak kosto se rritja e një gjedhi nga fermerët tanë” tregon Klara. Ajo thotë me tej se fermerët shqiptarë gjithnjë e më tepër po heqin dorë nga mbarështimi i gjedhit.Kjo pasi kosto është shumë e lartë dhe e papërballueshme nga fermerët shumica e të cilave nuk janë në gjendje  financiarisht të mbajnë bagëti të trasha.

“Të paktë janë fermerët që kanë një ose dy lopë .Kërkesat e tregut janë shumë të mëdha, me kaq kapacitete që kemi ne nuk përballohen dot nevojat e tregut” thotë Klara.

Posted by Ferma Semanjaku on Saturday, November 18, 2017

 

Ne fermën e saj gjithçka është e organizuar në mënyrë të tillë që i përgjigjen gjithë zinxhirit.Që nga importi i gjedhit, trajtimi i tyre pak kohë në fermë në stallat që funksiononin për këtë qëllim, therrjen në therrtore moderne, dhe tregtimin e mishit pothuajse në gjithë zonat e vendit.

Posted by Nertila Spiri on Sunday, December 17, 2017

 

Me mishin si produkt kryesor firma “Semanjaku” ka ngritur dhe industrinë e prodhimit të disa nënprodukteve të tij si sallamet e ndryshme, qoftet,etj…

Mbarështimi i qindra gjelave dhe pula deti gjithashtu janë pjesë e këtij biznesi. Adminstratorët sigurojnë se rritja dhe ushqimi i tyre është krejtësisht natyrale, në fushë të hapur në kohë të mirë dhe kryesisht me misër.

Posted by Ferma Semanjaku on Saturday, December 2, 2017

Për familjen Semanjaku gjithcka e ngritur me punë përkthehet mirëqënie dhe jetesë për dhjetëra banorë të tjerë..

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here