SEKTORI I FRUTA-PERIMEVE, BORD PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE

0

Pëfaqësues të biznesit të fruta-perimeve nga i gjithë vendi, janë mbledhur dje në Tiranë, me qëllim që të dakordësojnë mundësitë e zgjidhjes së problematikave të tyre. Ose më e pakta, të ngrenë zërin për shqetësimet e përditshme që hasin.

Më 18 tetor 2017, Albanian Food Industry (AFI) dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare (Alb Export) organizuan një takim me përfaqësues të sektorit të fruta-perimeve; fermerë, pika grumbullimi dhe akademikë të fushës. Sot për sot, sektori fruta-perimeve është një ndër më problamatikët në vend, përsa i përkët sfidave që hasen nga këta operatorë përgjatë gjithë ciklit, nga mbjellja në përpunim. Ky sektor vuan sidomos në fushën e eksporteve, për shkak të burokracive dhe problemeve në dogana, të mosmbrojtjes së produkteve shqiptare dhe mungesës së reciprocitetit, përsa u përket taksave që u janë vendosur këtyre mallrave në vendet e rajonit e më gjerë.

“Sfida jonë më e madhe është që ne të ndërtojmë sistemin, një sistem të tillë që zgjidh problemet në vazhdimësi. Që të funksionojë, ai duhet të përmbajë një paketë masash të hartuara nga vetë bizneset. Vëtëm nëse sistemi ndërtohet nga poshtë lart, nga vetë përfaqësuesit e sektorit, atëherë ky sitem do të funksionojë, në të kundërtën ai do të dështojë, siç kanë dështuar shumë të tillë deri tani”, tha Alban Zusi, President i Qendrës së Eksporteve Shqiptare.

Për të krijuar zgjidhje afatgjata dhe për të punuar në mënyrë sistematike mbi problemet e sektorit të fruta-perimeve, AFI dhe Alb-Export u propozuan pjesëmarrësve në takim që ky sektor të formalizohet, duke u përfaqësuar nga një bord. Ky bord drejtuesish do të përzgjidhet nga vetë operatorët e sektorit të fruta-perimeve. Bordi, do të strukturojë problemet e sektorit, do të propozojë zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata, do të draftojë propozime për qeverinë, si dhe do jetë pjesë e diskutimeve në tryeza apo grupe pune strategjike me ministritë e linjës.(Alertnews.al)

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here