Së shpejti byreku do shitet në ambalazh letre. Tregtarët: Rritet kosto, do rritet dhe çmimi

0

Ka një muaj ku në furrat e bukës ky produkt tregtohet jo më në qese plastike, por në ambalazh letre. Pas marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe shoqatës së prodhuesve të bukës kjo e fundit shpreh ende rezerva për ecurinë e procesit. Në një prononcim për bionews kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave Gëzim Peshkëpia tha se problem mbeten ende furrat e bukës që nuk i janë bashkuar kësaj nisme dhe furnizojnë supermarketet ose minimarketet me bukë të ambalazhuara sërish në qese plastike. Përllogaritet se ambalazhimi i bukës në letra ka reduktuar përdorimin e qeseve plastike me të paktën 1 milionë copë në ditë.

Peshkëpia është i bindur se 250 anëtarët që përfaqësojnë shoqaten  që ai drejton i janë bashkuar dhe respektojnë nismën, por për të tjerat shpreh rezerva.

Siç shprehet ai së shpejti kjo nismë do përfshije dhe byrektoret që janë me shumicë në Tiranë, ku tregtimi i byrekëve të bëhet i detyrueshëm me ambalazh letre.

Por në këto pika prodhuesit shprehen të shqetësuar se një masë e tillë do rritë koston c’ka do reflektohet menjeherë në rritjen e çmimit me së paku me 5 lekë çmimin e një byreku. Aktualisht byreku  më i përdorshëm është ai që  shitet në zona të ndryshme të Tiranës me çmime që variojnë nga 25-30 lekë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here